HomeJehona 24Nga Historia e Kishës

Nga Historia e Kishës

Polikarpi, një pishtar i besimit

Në kohën e perandorisë romake, të krishterët ishin të përndjekur për shkak se nuk adhuronin Çezarin si Zot. Madje ata akuzoheshin si ateist, gjë që na duket pak e çuditshme nga pikëpamja e sotme, por kjo akuzë vinte ngaqë ata nuk pranonin idhujt. Polikarpi pësoi martirizim në kohën e Antonius Pius (138-161).

Pasi disa të krishterë nga Smirna ishin torturuar mizorisht dhe ishin hedhur te kafshët, turma e etur për gjak thirri peshkopin e moshuar. I arrestuar nga autoritetet, ai qëndroi i qetë i sigurt që ai do të vuante në turrën e druve për dëshminë e Jezu Krishtit. Herodi, shefi i policisë, u përpoq ta bindte se nuk i bënte aspak dëm të sakrifikonte ndaj Çezarit si Zot.

Atëherë ai do të ishte i sigurt. Por Polikarpi përbuzi një tradhti të tillë. Ndërsa eci plot guxim në arenën e mbushur me britmat e një turme të dehur nga gjaku, ai dëgjoi një zë nga qielli i cili thoshte, ‘Ji i fortë, Polikarp, dhe tregohu burrë!’ Tani prokonsulli e nguste të mendonte për moshën e tij.

Ai duhej vetëm t’i ofronte pak temjan Çezarit dhe të thoshte: “Larg qofshin ateistët”, d.m.th. të krishterët. “Larg qofshin ateistët,” përsëriti Polikarpi, duke treguar me gjest turmën e mbledhur. Prokonsulli nguli këmbë: “Betohuni dhe do t’ju liroj; mallkojeni Krishtin.” Pastaj erdhi përgjigjja e pavdekshme e Polikarpit: “Për tetëdhjetë e gjashtë vjet kam qenë shërbëtori i tij, dhe Ai nuk më ka bërë keq kurrë.

Si mund ta blasfemoj mbretin tim i cili më shpëtoi?” Tani prokonsulli vazhdoi ta kërcë- nonte Polikarpin, së pari me kafshë, pastaj me zjarr. “Zjarri me të cilin më kërcënoni,” erdhi përgjigjja, “digjet për njëfarë kohe dhe shuhet shpejt. Ka një zjarr për të cilin ju nuk dini asgjë – zjarri i gjykimit të ardhshëm dhe i dënimit të përjetshëm, zjarri i cili ruhet për të paperëndishmit.”

Pastaj ai u lut me zë të lartë: “O Zot Perëndi i Plotfuqishëm, Ati i Zotit tonë Jezu Krisht, të lavdëroj që Ti më ke vlerësuar si të denjë për këtë ditë dhe këtë orë, për të marrë pjesë në numrin e dëshmorëve dhe në kupën e Krishtit Tënd.” Dhe kështu ky njeri i denjë dhe i pamposhtshëm kaloi nëpër flakë në shpërblimin e tij të përjetshëm.

Previous article
Next article

Most Popular

Recent Comments