Home Jehona 24 Rilindje

Rilindje

“Sepse nga brenda, domethënë nga zemra e njeriut, dalin mendimet e mbrapshta, shkeljet e kurorës, imoraliteti, vrasjet, vjedhjet, lakmitë, ligësitë, mashtrimet, pafytyrësia, smira, blasfemia, kryelartësia, budallallëku. Të gjitha këto të këqijat dalin nga brenda dhe ndotin njeriun” Ungjilli

Krishti këtu na tregon mjaft qartë se problemi më i madh i njeriut është çështje shpirtërore. Nuk është çështje ekonomike apo politike; nuk është problemi i nivelit të ulët arsimor as i mungesës së arritjeve në fushën shkencore, as edhe problem i shkaktuar prej rrethanave në të cilat ndodhet individi.

Është problemi i zemrës. Ka probleme bazë që kurrë nuk do të zgjidhen duke pasur më tepër të mira materiale. Ato nuk do të zgjidhen as me ndjekjen e ndonjë filozofie në jetën tonë, as me ndjekjen e ndonjë serie rregullash (edhe pse kjo është gjë e mirë), as edhe me përpjekjen që të imponohet mbi njeriun apo shoqërinë një sistem social, filozofik, ekonomik e politik dhe duke u përpjekur ta ndryshojë njeriun me forcë.

Problemet e njeriut do të zgjidhen vetëm duke e ndryshuar vetë njeriun, duke e ndryshuar zemrën e tij. Njeriun nuk mund ta ndryshojmë nga jashtë, atë duhet ta ndryshojmë nga brenda. Problemet e shoqërisë sonë do t’i zgjidhim vërtet, kur të kemi diçka që t’i ndryshojë njerëzit që përbëjnë shoqërinë.

Njeriu është i aftë të bëjë dhe të arrijë gjëra të mëdha, por ai e ka treguar se është i aftë gjithashtu të bëjë edhe të këqija të mëdha. Është pikërisht kjo ajo që Bibla na mëson mbi mëkatin dhe natyrën mëkatare njerëzore. Ajo na thotë se të gjitha ato që përshkruhen në vargjet që i cituam më sipër nuk janë vetëm pasojë e zgjedhjes së qëllimshme dhe e veprimeve të jashtme të njeriut.

Ajo na thotë se janë shfaqje dhe rezultat i asaj çfarë është njeriu në vetvete. Ato rrjedhin prej zemrës së tij. Albert Ajnshtajni ka thënë: “problemi i vërtetë qëndron në zemrën dhe mendjen e njeriut. Ky është problem jo fizik por etik. Ajo që ne na tremb nuk është fuqia e shpërthimit të bombës atomike, por fuqia e ligësisë së zemrës së njeriut, fuqia plasëse e saj për të keqen”.

Atëherë kush është rrugëzgjidhja për këtë dilemë në të cilën gjendet njeriu? Zhvillimi i shkencës? Jo! Rrugëzgjidhja do të jetë diçka që të ketë të bëjë me vetë zemrën e njeriut në mënyrë që ai të ndryshojë nga brenda.

Në qoftë se nuk arrihet ky ndryshim, atëherë të gjitha ndryshimet dhe përmirësimet e jashtme janë thjesht një maskë nën të cilën fshihet problemi i vërtetë. Krishti tha: “Në qoftë se njeri nuk rilind, ai nuk mund të hyjë në mbretërinë e Perëndisë”.

Marrë prej predikimit “Të Lindurit Sërish” nga Mike Brown.

Ajo që na tremb nuk është fuqia e shpërthimit të bombës atomike, por fuqia e ligësisë së zemrës së njeriut, fuqia plasëse e saj për të keqen. Ajnshtajn

Most Popular

HALLOWEEN-I SHQIPTAR

Po t’i marrësh për bazë imazhet që përzgjedh media, të krijohet ideja se Halloween-i na qenka festa e horrorit! Edhe pse mbrëmjet...

12 SHENJA KUNDËR HOROSKOPIT

Kur vjen puna te horoskopi, ç’parashikime ka një gazetë nuk e ka tjetra. Të krijon një pikëpyetje apo jo?Shkenca nuk ka...

S’KA HAJDUT NË PARAJSË

Në çdo fshat, në çdo lagje, në çdo pallat, dhe në çdo ndërmarrje, ka njerëz që vjedhin. Disa i kryejnë vjedhjet me...

NJË ZË NGA QIELLI

Këto ditët e para të shkollës, dëgjova një mësues që ankohej që i ngjirej zëri, se duke dashur të dëgjohej përmes maskës,...

Recent Comments