Home Jehona 24 Më hëngri me sy

Më hëngri me sy

Dy fjalë për ndikimin e bestytnive në jetën tonë

Në vendin tonë nuk guxojnë të dalin nga shtëpia pa ndonjë hajmali apo varëse fati. Shpesh shikon sende besëtytnore të varura në pjesët e jashtme të shtëpive ose të vendosura brenda makinave. Patkua, hudhra, brirët e dashit, ose edhe simbole fetare të vëna kudo për të na mbrojtur nga syri i keq.

Një i ri me një bisht dhelpre të varur në makinën e tij thotë: “Ky më ka shpëtuar që të mos përplasem”. “Unë vesh këtë varëse sepse nuk dua që të më hajë njeri me sy”, tregon një vajzë. “Unë dërgoj fëmijën tim në shkollë me një hajmali në xhupë për ta mbrojtur nga shikimet e këqija të fëmijëve të tjerë”, thotë e ëma.

Në shumë biseda dëgjojmë njerëzit që shprehin të njëjtën dëshirë për fat të mirë në jetë si dhe për mbrojtje nga syri i keq.

Ç’është syri i keq, dhe cila është origjina e tij?

Para njëqind vjetësh albanologia e famshme Edit Durhami shkroi: “Besimi tek syri i keq është një nga gjërat që mallkojnë Shqipërinë. Kundër tij, nëpër gjithë vendin njerëzit veshin shumë hajmali. Rruaza të kaltra prej xhami varen mbi kuaj; fëmijët kanë një monedhë të lidhur në ballë; katolikët veshin kryqe, zemra të shenjta, medalje të shenjtorëve dhe kuti me hajmali brenda”.

Ajo shkruan gjithashtu që njerëzit ishin kaq të bindur për nevojën e tyre për këto sende saqë besonin se “po të mos ishin këto masa sigurie zor se mund të jetohej”. Russ Parker ka vite që studion bindjet supersticioze dhe besëtytnitë popullore. Ai thotë që, “supersticioni është një nga preokupimet fetare më të vjetra të njeriut.

Ai mund të përshkruhet si një lloj magjie personale e cila përdoret për t’u pajtuar me frikën nga e panjohura”. Ai shton se, “disa besëtytni kanë, ose kanë patur, njëfarë bazë faktike. Megjithatë, shumë supersticione nuk mund të shpjegohen kaq lehtë.

Ato janë kaq të vjetra sa origjina e tyre na ka humbur prej kohës, por ata kanë akoma pushtet mbi shumë njerëz”. Nga studime të ndryshme duket se nuk ka asnjë arsye racionale për praktika të tilla. Njerëzit besojnë në fuqinë e këtyre gjërave vetëm nga nevoja për të patur siguri.

A ka ndonjë të keqe në përdorimin e hajmalive?

Edit Durhami mendonte se po. Edhe studiuesi Russ Parker-i do të binte dakord me të. Ai thotë për këtë praktikë: “Ajo është në thelb një mungesë besimi tek Perëndia.” Ai shton se: “Ne sigurisht duhet të besojmë që jetët tona janë në duart e Perëndisë.

Ka vetëm një përgjigje të vërtetë ndaj kësaj frike dhe pasigurie për të ardhmen, dhe kjo është t’i mbështesim jetët tona tek realiteti i fortë i Jezu Krishtit si Zot dhe Shpëtimtar.” Bibla jep paralajmërime kundër përdorimit të çdo lloj magjie:

“Të mos gjendet midis jush ndonjë që praktikon shortarinë, bën parashikime, interpreton shenjat dhe merret me magji, as ai që përdor yshtje, as magjistarë, sepse të gjithë ata që merren me këtë punë neveriten nga Zoti” Ligji i Zotit (te Ligji i Përtërirë 18:10).

Previous articleGrimca
Next articleLigji i Zotit thotë: MOS VIDH!

Most Popular

NUK TË GËNJEN SYRI

S’të gënjen syri, jo Brenda pak sekondash syri thith gjithë ato imazhe. Si të jesh duke ecur në krah...

HALLOWEEN-I SHQIPTAR

Po t’i marrësh për bazë imazhet që përzgjedh media, të krijohet ideja se Halloween-i na qenka festa e horrorit! Edhe pse mbrëmjet...

12 SHENJA KUNDËR HOROSKOPIT

Kur vjen puna te horoskopi, ç’parashikime ka një gazetë nuk e ka tjetra. Të krijon një pikëpyetje apo jo?Shkenca nuk ka...

S’KA HAJDUT NË PARAJSË

Në çdo fshat, në çdo lagje, në çdo pallat, dhe në çdo ndërmarrje, ka njerëz që vjedhin. Disa i kryejnë vjedhjet me...

Recent Comments