“Nuk do të vjedhësh” (Te Eksodi kap 20).
*Vjedhës, quhet ai që merr paratë ose mallrat e pronarit pa dijeninë e tij. Ky nuk është vetëm vjedhes por është mashtrues dhe hipokrit, sepse ai bën sikur i shërben pronarit, kur në fakt po e dëmton atë.
*Vjedhës, quhet ai që përdor uniformën e ligjit për të fituar para padrejtësisht.
*Vjedhës, quhet ai që shet një mall me hile, ose ai që përdor një peshore të pasaktë.
*Vjedhës, quhen kazinot dhe llotaritë e ndryshme që thonë hajdeni luani këtu për të fituar shumë para, kur dihet shumë mirë se ato i zhvasin njerëzit.
*Vjedhës, quhet ai që përfiton nga rroba e fesë dhe nuk u mëson njerëzve fjalën e Perëndisë.
*Vjedhës, është ai që merr para borxh, kur s’ka ndërmend t’i kthejë. A nuk është vjedhje të mos i kthesh borxhin tjetrit?
*Vjedhës, është ai që kalon në duar një mall të vjedhur. Rrënja thahet nëqoftëse nuk vaditet. Kështu që nuk do te kishte kaq shumë vjedhje po të mos kishte kaq shumë blerës për mallin e vjedhur.
Përfundimi: Fjala e Perëndisë sqaron: “Vjedhësit marrin mallkimim e Zotit” (Te Zakaria kapitulli 5)
Rrugëdalje: Por Zakeu u çua dhe i tha Zotit: “Zot, unë po u jap të varfërve gjysmën e pasurisë sime dhe, po të kem marrë ndonjë gjë nga ndonjëri me mashtrim, do t’ia kthej…