Grimca

“S’ka Zot!”

“S’ka Zot!” – Kështu tha Volteri i famshëm. Ndonëse ai ishte shumë i njohur për sarkazmat e tij të forta kundër besimit, ndoshta jo shumë njerëz kanë dëgjuar se si Volteri sillej herë pas here në mënyrë krejt të çuditshme. Sa herë që kalonte ndonjë furtunë ai trembej jashtë mase.

Madje, edhe kur dëgjonte bubullimën më të vogël ai kërkonte të bëheshin lutje dhe e pushtonte një frikë e madhe. Ndërsa furtuna largohej tutje, Volteri kthehej prapë në sjelljen e tij të mëparshme tallëse. Ka shumë ateistë si puna e Volterit. Kur punët u shkojnë vaj, s’duan t’ia dinë për Perëndinë, por kur i zë ndonjë hall mund të bëhen më fetarë sesa prifti. N.B

Një vend bosh në shpirt

Unë pashë një portret të studiuesit të madh Bertrand Russell në pleqëri. Ndonëse fytyra e tij tregonte kurajo, ishte e zymtë dhe nuk tregonte asnjë shenjë gëzimi apo shprese. Ai lindi nga një familje e krishterë dhe i mësuan të besonte tek Perëndia, por ai hodhi poshtë besimin e prindërve të tij dhe u bë ateist i flakët.

E bija, Katherine Tait, tha për të, “Atje diku në fund të zemrës së tij, në thellësi të shpirtit, kishte një boshllëk që ishte mbushur dikur nga Zoti, dhe ai nuk gjeti kurrë asgjë tjetër për ta mbushur.” W.T

“Dikush, diku, më duaj”

Madalyn O’Hair u cilësuar si një nga ateistet më të njohura në ShBA në shekullin njëzet. Ajo ishte një debatuese e fortë, për të mos thënë e egër, dhe i trembte kundërshtarët e saj. Ajo u zhduk në mënyrë të mistershme në vitin 1995. Para jo shumë kohe, ditaret e saj u shitën në ankand, dhe ata tregojnë për një njeri që nuk kishte qënë e kënaqur me jetën.

Nga shkrimet e saj private del që as anëtarëve të tjerë të Shoqatës së Ateistëve të Amerikës nuk u zinte besë. Dhe madje ajo shkruan për veten e saj: “Kam dështuar në të gjitha… në martesë, si prind, dhe si politikane…” Gjashtë herë gjendet e shkruar kjo fjalë në ditarin e saj: “Someone, somewhere, love me”, që do të thotë: “Dikush, diku, më duaj”. Ja, çfarë shpërblimi u jep ateizmi ndjekësve të tij. N.B.

Këshilla e një ateisti

Kolonel Ethan Allen ka qenë ateist i njohur. E shoqja ishte besimtare, dhe i mësonte vajzës për besimin tek Krishti. Kjo vajzë u sëmurë, dhe në kohën që u rëndua thirrën të atin për të dëgjuar fjalët e saj tek po vdiste.

“O atë,” i tha, “për pak do të vdes. A të besoj ato që më ke mësuar ti, apo ato që më ka mësuar mamaja?” Pasi kaluan pak çaste për të qetësuar ankthin e tij të skajshëm, ai iu përgjigj, “Beso vetëm atë që të ka mësuar mamaja”. I.D.

Fjala e fundit

Bibla tregon: “I pabesi le ta braktisi rrugën e tij dhe njeriu i padrejtë mendimet e tij, dhe le të kthehet tek Zoti që ka dhembshuri, tek Perëndia ynë që fal bujarisht” (Te Isaia kapitulli 55)

Previous articleVitrinë Libri
Next articleMë hëngri me sy

Most Popular

NUK TË GËNJEN SYRI

S’të gënjen syri, jo Brenda pak sekondash syri thith gjithë ato imazhe. Si të jesh duke ecur në krah...

HALLOWEEN-I SHQIPTAR

Po t’i marrësh për bazë imazhet që përzgjedh media, të krijohet ideja se Halloween-i na qenka festa e horrorit! Edhe pse mbrëmjet...

12 SHENJA KUNDËR HOROSKOPIT

Kur vjen puna te horoskopi, ç’parashikime ka një gazetë nuk e ka tjetra. Të krijon një pikëpyetje apo jo?Shkenca nuk ka...

S’KA HAJDUT NË PARAJSË

Në çdo fshat, në çdo lagje, në çdo pallat, dhe në çdo ndërmarrje, ka njerëz që vjedhin. Disa i kryejnë vjedhjet me...

Recent Comments