HomeJehona 22Fjala e fundit

Fjala e fundit

Rruga e Kthimit

Le t’u flas atyre të cilët dëshirojnë të shpëtohen por të cilët nuk dinë ç’të bëjnë. Po ju këshilloj të shkoni pikërisht tani tek Zoti Jezu Krisht dhe ta lypni në lutje t’ju shpëtojë.

Thuaji se ke dëgjuar që ai pranon mëkatarë, dhe ka thënë, Atë që vjen tek unë, unë nuk do ta nxjerr jashtë kurrë.

Thuaji se ti je një mëkatar i humbur, dhe se po vjen tek ai në bazë të ftesës së tij.

Thuaji se je tërësisht në duart e tij, që po mos të shpëtoi ai, nuk ka për ty asnjë shpresë.

Kërkoji të të shpëtojë nga faji, pushteti dhe pasojat e mëkateve të tua.

Kërkoji të të falë, të të japë një zemër të re, ta vërë Frymën e tij të Shenjtë brenda teje.

Bëj gjithë këtë sot nëse keni sadopak kujdes për shpirtin tënd. Mbaj mend që ai është gati të të shpëtojë, sepse ai erdhi në botë për t’i shpëtuar mëkatarët (Lluka 5:32).

Mos qëndro larg ngaqë ndihesh jo i denjë. Sa më i sëmurë je, aq më shumë ke nevojë për një mjek. Nuk do t’i qëndroje larg mjekut sepse je i sëmurë. Mos u shqetëso për stilin e gjuhës që përdor.

Zoti do të të kuptojë. Dhe mos u dëshpëro ngaqë duket sikur nuk merr një përgjigje menjëherë. Ai po dëgjon. Vazhdo të lutesh, dhe përgjigjja do të vijë. Nëse dëshiron të shpëtosh, kujtohu për ato që të kam thënë dhe vepro sipas tyre, dhe do të shpëtosh me siguri.

Most Popular

Recent Comments