Home Jehona 22 Juan Carlos Valeron Santana

Juan Carlos Valeron Santana

Flet Valeroni për besimin e tij:

“Unë isha një djalosh i zakonshëm dhe besoja që kishte një Zot si gjithë të tjerët. Një ditë më treguan për Jezus Krishtin dhe fillova të lexoj Biblën. Sapo kuptova dashurinë e madhe që Zoti kishte për mua, e pranova si Shpëtimtarin tim pa asnjë moment dyshimi.

Që nga ajo kohë shumë gjëra kanë ndryshuar. Zoti për mua është shumë i vërtetë edhe pse ndonjëherë gjërat mund të jenë të vështira, Jezus Krishti është ai që i bën ato siç duhen. Unë ia kam dorëzuar të gjithë jetën time Jezusit dhe qëndroj i sigurt në fuqinë e Tij.

Si sportist, gjithçka që mund të them është se gjithçka që jam, ia detyroj Zotit. Do të doja të inkurajoja të gjithë njerëzit, të rinj dhe të vjetër, të besojnë në Zotin sepse Ai është i mirë.

Më pëlqen psalmi 23 sepse ma kujton që Zoti është bariu ynë që na udhëheq, më pëlqen edhe Jozueu 1:6-9 [nga Bibla] sepse gjithmonë më inkurajon të vazhdoj të ec përpara.”

“Si sportist, gjithçka që mund të them është se gjithçka që jam, ia detyroj Zotit.”

BIOGRAFI

Juan Carlos Valeron Santana (i lindur në 1975) është një futbollist Spanjoll i cili luan si mesfushor, aktualisht për Deportivo de la Corunja. Më parë Valeron ka luajtur për UD Las Palmas (1995-1997), RCD Majorka (19971998) dhe për Atletiko Madrid (1998-2000).

Valeron është një futbollist shembullor, i njohur për karakterin e tij të qendrueshëm dhe sebashku me futbollistë të tjerë si Raul Gonzales, kanë qenë shembuj modelë për lojtarët e rinj Spanjollë që rivalizojnë në termat e temperamentit dhe me dozën e duhur të pasionit.

Ai është i njohur për aftësitë e tij teknike, kryesisht në pasimet mjeshtërore dhe kontrollet e afërta me topin. Megjithëatë, Valeron ka patur gjithashtu shumë dëmtime. Ai vuajti nga një dëmtim në gju në Shkurt të 2006-ës i cili u përsërit në Gusht dhe në fillim të 2007-ës ( me dy paraqitje në ligë) u drejtua drejt një serie tjetër operacioni.

Si pasojë ai nuk luajti deri në mes të sezonit 2007-2008. Në 27 Janar 2008, Valeron u rikthye në stol për Deportivon kundër Real Valadolid, në një fitore 3-1 për vendasit.

Ai luajti për Spanjën në Euro 2000, Kupën e Botës 2002 dhe Euro 2004.

Previous articleIntervistë me Lucion
Next articleFjala e fundit

Most Popular

8 MËNYRA QË KEQPËRDORET EMRI I ZOTIT

Emri ka rëndësi. Edhe pse në kohët moderne nuk ka shumë formalitete në marrëdhëniet midis njerëzve, prapë se prapë, emri ka rëndësi....

TË LUMTË DORA E VOGËL

Shpresojmë t’i shikojmë fëmijët së shpejti të ulur në bangat e shkollave, dhe ata nxënës që hyjnë në klasën e parë të...

EPO, SI TË DUASH

Nuk jam racional, sepse besoj në ekzistencën e botës frymërore.Jam naiv, sepse besoj se ia vlen t'u bësh të mira të tjerëve.Kam...

SHËN SOFIA

Dy fjalë. Një fjalë drejtuar atyre që do të shkojnë të falen te Hagia Sofia ditën e premte. Edhe një tjetër...

Recent Comments