HomeJehona 22Intervistë me Lucion

Intervistë me Lucion

BIOGRAFI

Lucimar Ferreira da Silva (i lindur në 8 Maj 1978 në Brazil) zakonisht i njohur si Lucio, është një futbollist mbrojtës Brazilian i cili ka luajtur për Bajern Mynih dhe ka qënë kapiteni i kombëtares Braziliane. Ai është i nohur si pjestar i skuadrës kombëtare Braziliane që fitoi Kupën e Botës në 2002.

Është i martuar me Dione me të cilën ka tre fëmijë: Viktoria, Zhoao Victor, dhe Valentina. Lucio konsiderohet si qendër mbrojtësi më i mirë Brazilian dhe si lojtar kyç i repartit të mbrojtes të këtij ekipi. Ai kontribuon shumë për sulmin, vazhdimisht duke kaluar në gjysmëfushën kundërshtare duke përdorur në maksimum teknikat e tij dhe aftësitë ajrore.

Në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Botës 2002 kundër Anglisë, Lucio bëri një gabim që i dha mundësi Majkëll Ouen të shënojë golin e hapjes. Skolari e mbrojti atë duke thënë se ai nuk ka bërë ndonjëherë gabime të tjera.

Në kupën e botës 2006, ai vendosi një rekord të FIFA-ës duke luajtur 386 minuta radhazi pa shkaktuar asnjë faull, një periudhë e cila më në fund u thye në ndeshjen çerek finale ku Brazili mundej nga Franca 0-1. Në Gusht të 2006, Lucio u emërua si kapiten nga trajneri aktual i Brazilit , Karlos Dunga.

Kur fitoi kupën e parë ndërkombëtare, ai shprehu gëzimin e tij duke thëne: “Të vesh fanelën e kombëtares së Brazilit, kjo ka qenë gjithmonë një nga ëndrrat e mia.”

Ti je i njohur si besimtar. Si fillove të besoje?

“Përpara se të bëhesha futbollist, mamaja ime me çoi në një kishë ungjillore në Brazilia dhe unë menjëherë e ndjeva se i përkisja asaj kishe. Atje kuptova nevojën time për të patur një marrdhënie personale me Jezus Krishtin, dhe përkushtova jetën time të ndjek Atë.

A të ka ndihmuar besimi?

Besimi ka ndihmuar karrierën time në futboll sepse më ka dhënë më shumë disiplinë dhe sukses. Kur besova te Krishti ndodhi një ndryshim total në jetën time. Përpara se të njihja Jezusin unë nuk kisha një jetë të disiplinuar. Kisha pak respekt për veten. Nuk kisha siguri në gjerat që bëja ditë për ditë. Sot jo vetëm që dua të eci me Zotin, por gjithashtu të jem më i disiplinuar dhe më shumë këmbëngulës për objektivat e mi.

Kur gjërat nuk shkojnë mirë, ndofta nuk i kuptoj në moment, por pasi problemet kalojnë e shikoj se si Zoti më ka ruajtur dhe besoj që ai përgatit bekime të mëdha për të ardhmen. Çdo njeri që mendon se ka gjithçka dhe nuk ka Jezusin, në të vërtetë nuk ka asgjë. Mendoj se kjo është më e rëndësishmja.

Cfarë keshillë i jep lojtarit të ri?

Gjëja më e rëndësishme në një lojë futbolli është të japësh maksimumin dhe të bësh gjërat me përgjegjësi sepse me siguri fitoret do të vijnë, por do ketë edhe humbje. Çdokush që shkon në fushën e lojës kërkon të arrijë diçka.

Si ndiesh kur humbet një ndeshje?

Kur humbet është e nevojshme të bësh analiza, pse ndodhi. Nuk mendoj se ka ndonjë arsye të humbësh shpresën vetëm se ke humbur një ndeshje futbolli. Pas së gjithash në çdo lojë vetëm tri rezultate janë të mundur, një fitore, një humbje ose barazim.

Çdokush që luan futboll duhet ta pranoj këtë dhe të punojë për të arritur rezultatin më të mirë të mundshëm. Veç rezultatit, ka mundësi rritjeje në profesionin tënd.

Sipas teje, si arrihet profesionalizëm në jetën e lojtarit?

Është e nevojshme të kesh shumë karakter dhe shumë besim te Zoti, për t’u bërë një futbollist profesionist. Është shumë e vështirë të jesh futbollist profesionist sepse neva na duhet të përballemi me momente të pakëndshme, refuzimin dhe poshtërimin gjatë lojës. Ne duhet të kemi forcë ti luftojmë dhe ti mundim këto vështirësi.

A ka një thënie të vëcantë nga Bibla që të frymëzon?

Është një pasazh tek psalmi 1 që thotë “ Lum njeriu që nuk ecën sipas këshillës së të pabesëve, që nuk ndalet në rrugën e mëkatarëve dhe nuk ulet bashkë me tallësit. Ai është si një pemë e mbjellë përgjatë brigjeve të ujit i cili jep fryte në stinën e duhur.”

Unë mendoj se ky varg reflekton jetën time sepse çdo gjë ka ndodhur në kohën e duhur. Kam patur gjithashtu dallimin për Zotin edhe drejtimin e Tij duke më mbajtur që të mos tallem me Të. Mendoj se është e rendësishme në jetën e një futbollisti profesionist të dijë se është vetëm një rrugë që është e sigurtë. Ajo rrugë është Jezusi.”

Burimi: Christians in Sport

Përkthyer nga anglishtja

Most Popular

Recent Comments