Home Jehona 24 Gëzuar Pashkët!

Gëzuar Pashkët!

Pashka – Festa më e vjetër në Shqipëri

Festa e Pashkës për shumë njerëz simbolizon shpresën. Ajo vjen në kohën e pranverës dhe shoqërohet me optimizmin e stinës. Por festa e Pashkës është më shumë se kaq. Kjo është një festë për Zotin, dhe është festa më e vjetër dhe më domethënëse në botë.

Pashka u festua për herë të parë para 3500 vjetësh nga populli hebre (populli i Zotit). Për qindra vjet ata kishin vuajtur si skllevër, por më në fund dora e të Madhit i shpëtoi.

Engjëlli i Zotit kaloi mbi gjithë vendin duke goditur shtëpitë e shtypësve të tyre, por hebrenjtë nuk u prekën nga gjykimi sepse kishin lyer trarët e shtëpive me gjakun e qengjit, ashtu siç i kishte udhëruar Zoti. Fjalë për fjalë, Pashka do të thotë kalim, sepse ëngjëlli i Zotit kaloi sipër pa i prekur.

Si u modifikua festa e pashkës në kohën e Krishtit?

Gjon Pagëzori kur e pa Jezusin tha: “Ja, Qengji i Perendisë, që heq mëkatin e botës!” Jo vetëm kaq, por ne lexojmë se si Jezusi, në natën e Tij të fundit, mori kupën e verës duke thënë: “Ky është gjaku im, gjaku i besëlidhjës së re, i cili është derdhur për shumë për faljen e mëkateve”.

Të gjitha flijimet e mëparshme ishin simbol i veprës së Krishtit në kryq. Dhe me këto thënie biblike e kuptojmë se si Zoti dërgoi Jezu Krishtin që të bëhej kurbani i vërtetë dhe i fundit për njerëzit. Besimi ndaj Jezu Krishtit është mënyra që njeriu mund të gjejë pajtim me Zotin.

Ashtu siç kishte nevojë populli hebre të gjente shpëtim nga robëria e faraonit, çdo njeri sot ka nevojë të gjejë shpëtim nga robëria e mëkatit. Pashka që festohet sot na kujton vdekjen e Jezu Krishtit për të shpëtuar njeriun nga mëkati dhe ringjalljen e tij triumfuese, e cila na jep shpresë për të ardhmen.

A është kjo festë vetëm për të krishterët?

Sigurisht që jo. Krishti vdiq për të gjithë ata që do të besojnë te Ai. Njerëzit e parë që besuan tek Krishti ishin hebrenj, por ata predikuan pendimin e mëkateve në emrin e Jezusit shumë kombeve, ashtu siç i kishte udhëruar Krishti. Ai ende na thërret të besojmë në Të për të marrë faljen prej mëkateve tona dhe të pajtohemi me Perëndinë për hir të Tij.

Previous articleFjala e fundit
Next articleEdukimi fetar i domosdoshëm

Most Popular

NUK TË GËNJEN SYRI

S’të gënjen syri, jo Brenda pak sekondash syri thith gjithë ato imazhe. Si të jesh duke ecur në krah...

HALLOWEEN-I SHQIPTAR

Po t’i marrësh për bazë imazhet që përzgjedh media, të krijohet ideja se Halloween-i na qenka festa e horrorit! Edhe pse mbrëmjet...

12 SHENJA KUNDËR HOROSKOPIT

Kur vjen puna te horoskopi, ç’parashikime ka një gazetë nuk e ka tjetra. Të krijon një pikëpyetje apo jo?Shkenca nuk ka...

S’KA HAJDUT NË PARAJSË

Në çdo fshat, në çdo lagje, në çdo pallat, dhe në çdo ndërmarrje, ka njerëz që vjedhin. Disa i kryejnë vjedhjet me...

Recent Comments