HomeJehona 28Tim Howard - Shkëlqim i papritur

Tim Howard – Shkëlqim i papritur

F F

Tim Howard (Tim Hauard) është njëri prej portierëve më të mirë në Premier Leaguen e Anglisë. Tim-i është një futbollist Amerikan që luan edhe për kombëtaren e tij. Në vitin 2004, u emëruar portieri më i mirë në Premiership, kampionatit anglez, kur luante për Manchester United (Mançester Junaited).

Sot ai luan me një ekip tjetër të kampionatit anglez, Everton. Tim Howard ka lindur më 6 Mars 1979. Thënia e tij më e preferuar është kjo: Kjo është dita që Zoti ka bërë; le të gëzohemi dhe të ngazëllojmë në të. Kjo gjendet te Psalmi 118, brenda Biblës.

Sukseset e mëdha gjatë vitit të kaluar: Gjatë 2009-ës, në një ndeshje mes klubit të tij të tanishëm (Evertoni) dhe klubit të vjetër (Mançesteri), ai ka shpëtuar dy penallti për të siguruar kalimin e Evertonit në finale të kupës FA. Në dhjetor të 2009-ës, drejtoi skuadrën e tij për herë të parë si kapiten, duke siguruar një barazim 3-3 me Çelsin brenda në Stamford Brixh.

Suksesi i Tim Howard-it në botën e futbollit ka qenë disi i papritur, jo se është amerikan, por sepse ka vuajtur shumë si fëmijë për shkak të një sëmundje neurologjike.

Me fjalët e tij, Tim-i tregon për fëmijërinë e vet dhe se si besimi ka qënë faktor pozitiv në jetën e tij: “Duke qenë se kalova dhjetë vitet e para të jetës sime me një sëmundje të padiagnostikuar me sindromën e Touretes (një çrregullsi neurologjike që shkakton kriza fizike) nuk përjetova shumë paqe.

Prandaj jeta ime shpesh dukej kaotike. Por e dija të paktën se mund të mbështetesha tek një person: Gjyshja ime. Ndjenja e paqes së gjyshes ishte shumë e fortë sepse vinte përmes besimit të saj në Perëndinë. Përmes saj, Perëndia zbuloi dashurinë e Tij për mua gjithashtu. Nuk kaloi shumë edhe që unë fillova të ecja në hapat e saj.

Unë doja të njëjtin besim dhe paqe që kishte edhe ajo. Dhe kjo ishte saktësisht çfarë Perëndia më dha mua. Thonë se të jetosh me sindromën e Touretes nuk është e lehtë. Por Zoti Perëndi më ka bekuar me dhuratën e atletizmit gjithashtu. Ai ka bërë disa gjëra të fuqishme në jetën time, në kombinimin e këtyre dy dhuratave.

Jo vetëm më ndihmoi mua të fitoja një pozitë të mirë në klubin e Mançhester United; Ai gjithashtu më ka treguar disa mënyra për të përdorur rolin tim si atlet profesionist për të inkurajuar të tjerët që kanë sindromën Tourete. Sot, jam i bekuar të jetoj një ëndërr.

E megjithatë, nëse do humbasë gjithçka nesër, unë e di që nuk do humbisja paqen. Ndoshta kjo duket çmenduri për shumë njerëz, por kjo është lloji i paqes që dhuron Krishti. Eshtë themeluar në dashurinë e Tij, dhe ia kalon gjithë të kuptuarit tonë. Edhe ti mund të përjetosh të njëjtën dashuri dhe paqe që gjenden tek Krishti. Gjithë çfarë duhet të bësh është ta kërkosh atë.”

Artikuj të botuara në hapësirën publike digjitale.

Most Popular

Recent Comments