HomeJehona 28Thënie të Nënë Terezës

Thënie të Nënë Terezës

Mother-TeresaMe rastin e 100 vjetorit të lindjes së misionares shqiptare nënë Tereza, ne botojmë disa nga thëniet e saj më të njohura:

– Mos prisni vetëm nga drejtuesit, bëni vet diçka.

-Edhe të pasurit janë të uritur për dashuri dhe për dhembshuri.

-Sa herë që i buzëqesh një personi tjetër, është një veprim dashurie, një dhuratë për atë njeri.

-Perëndia nuk kërkon që të kemi suksese, vetëm që të jemi përpjekur.

-Nuk i kërkoj Perëndisë sukses, por të më bëjë besnik.

-Unë nuk do ta prekja një lebroz as për mijëra dollarë, por për dashurinë e Perëndisë me dëshirë do ta kuroj.

-Nqs s’ kemi paqe, kjo ndodh sepse kemi harruar që i përkasim njeri-tjetrit.

-Nqs ti nuk mund të ushqesh njëqind të uritur, ushqe vetëm një.

-Në këtë jetë nuk mund të bëjmë gjëra të mëdha, vetëm gjëra të vogla me dashuri të madhe.

-Është fisnike të ndihmosh atë që është rrëzuar.

-Është vafëri të vendosësh vrasjen e foshnjës që ti të jetosh sipas qejfit tënd.

-Jezusi pati thënë se duhet të duam njeritjetrin. Nuk tha duani gjithë botën!

-Nuk duhet të kënaqemi duke dhuruar para. Nuk mjafon të japësh para, por dhe dashuri.

-Vetmia edhe të ndjerit i pa dashur është një varfëri e tmerrshme.

-Dashuria fillon nga shtëpia, kur kujdesesh për të afërmit.

-Shumë njerëz ngatërrojnë punën që bëjmë ne me thirrjen që kemi ne. Thirrja jonë është dashuria e Jezusit.

-Ajo fjalë që nuk përhap dritën e Krishtit shton errësirën.

-Mrekullia nuk është që ne e bëjmë këtë punë, por që ne jemi të lumtur ta bëjmë.

-Ndiejmë që ajo që po bëjmë ne është vetëm një pikë në oqean, por që oqeanit do t’i mungonte pika po të mos e bënim.

-Ne duhet të gjejmë Perëndinë, dhe ai nuk gjendet mes rrëmujës dhe zhurmës. Kemi nevojë për qetësi.

Previous article
Next article

Most Popular

Recent Comments