Home Mesazhi 4 Zëri i Krishtlindjes

Zëri i Krishtlindjes

Zëri i qiellit vjen te ne në kohën e Krishtlindjes. Perëndia nuk është larg, ai është afër dhe na flet. Çdo vit në fund të dhjetorit na kujton kalendari vetë që Zoti ka ndërhyrë në historinë tonë, në botën tonë, edhe në jetën tonë. Bota e lashtë nuk e njihte Zotin. Përkundrazi turreshin pa mend pas perëndive që i sajonin vetë.

Pastaj vjen Jezus Krishti, ajo fjala hyjnore që mori trajtën e njeriut, dhe banoi nder ne. I prekshëm, konkret, dhe plotësisht real, Krishti jetoi në tokë, eci mbi dhe, preku dhe u prek nga mëkatarët, ai që nuk njihte asnjë mëkat, ai që ishte plotësisht i shenjtë.

“Por sot Krishti nuk është më këtu” – thonë disa, “sepse ne nuk e shikojmë dhe nuk e dëgjojmë, edhe prandaj nuk mund ta besojmë”. “Jo, jo,”- është përgjigja jonë. “E keni gabim! Po e mbyllni zemrën ndaj së vërtetës. Edhe pse trupi i Jezusit shkoi në qiell pas ringjalljes së tij, ai është ende këtu në tokë me anë të Frymës së tij të Shenjtë.

Fjala dhe vepra e tij u lanë këtu. Nuk u fshinë dhe nuk mund të fshihen. Fryma e tij vepron sot dhe zëri i Krishtit na thërret tani”. Krishti vazhdon të flasë nëpërmjet ungjillit të tij. Ato fjalë të mahnitshme që befasuan botën e atëhershme, sfidojnë edhe botën tonë moderne. Krishti vazhdon të çlirojë nga prangat e mëkatit.

Ashtu si shumë burra e gra që vuanin nën peshën e fajit gjetën një jetë të re në dritën e Krishtit para 2000 vjetësh, po kështu dhe sot çdo ditë shumë shpirtra gjejnë shpëtim në emrin e tij. Krishtin vazhdon të shpëtojë nga djalli ata që kanë qenë skllevërit e tij. Të robëruarve në trup apo në mendje, u hapet një derë dhe dora e të ligut nuk mund të mbajë ata që i përgjigjen ftesës së shpëtimtarit, “Ejani te unë ju të gjithë të munduar”.

Krishti vazhdon të prijë në rrugën e jetës ata që janë endur në rrugët e vdekjes. Frikën e gjykimit dhe të vdekjes ai e zëvëndëson me shpresën dhe paqen e tij hyjnore. Një burim ky që ai e hapi në Kalvar me gjakun e tij edhe që nuk shteron kurrë. Krishti vazhdon të mposhtë depresionin dhe të largojë gënjeshtrën që thotë se jeta nuk ka vlerë. “Krishtlindje” do të thotë se jeta juaj ka vlerë aq të madhe për Perëndinë, sa ai dërgoi Birin e tij për ty.

Me Frymën e tij të Shenjtë Krishti e mbush shpirtin e zbrazur dhe të varfër. Ku e shohim Krishtin sot? E shikojmë në veprat e mira e të shumta të atyre që ndjekin vërtetë rrugën e tij. Ku e dëgjojmë Krishtin sot? E dëgjojmë në fjalët e mira të atyre që predikojnë drejt mesazhin e tij dhe në ndërgjegjen tënde gjithashtu, nëse nuk e mbyt zërin e saj.

Si mund ta ndiejmë Krishtin sot? E ndien në shpirtin tënd, duke besuar në emrin e tij.

Most Popular

NUK TË GËNJEN SYRI

S’të gënjen syri, jo Brenda pak sekondash syri thith gjithë ato imazhe. Si të jesh duke ecur në krah...

HALLOWEEN-I SHQIPTAR

Po t’i marrësh për bazë imazhet që përzgjedh media, të krijohet ideja se Halloween-i na qenka festa e horrorit! Edhe pse mbrëmjet...

12 SHENJA KUNDËR HOROSKOPIT

Kur vjen puna te horoskopi, ç’parashikime ka një gazetë nuk e ka tjetra. Të krijon një pikëpyetje apo jo?Shkenca nuk ka...

S’KA HAJDUT NË PARAJSË

Në çdo fshat, në çdo lagje, në çdo pallat, dhe në çdo ndërmarrje, ka njerëz që vjedhin. Disa i kryejnë vjedhjet me...

Recent Comments