Home Jehona 20 Viti i Ri nënkupton shumë gjëra...

Viti i Ri nënkupton shumë gjëra…

Viti i Ri nënkupton shumë gjëra për njerëz të ndryshëm. Për disa është një kohë për të harxhuar para, për të tjerë një kohë për të ngrënë dhe për të pirë dhe për të tjerë një kohë për të udhëtuar. Po për ju ç’nënkupton Viti i Ri? A do ta bëni Vitin e Ri . . .

Një Kohë Falënderimi

Viti i Ri është një kohë e mirë për të kujtuar gjërat e mira të këtij viti të kaluar. Është një rast i mirë për të falënderuar ata që janë treguar zemërmirë ndaj nesh ose kanë bërë ndonjë të mirë për ne. Ka disa njerëz të cilët nuk dinë të thonë “Faleminderit”. Mos jini një prej tyre. Madje mos harroni të falënderoni dhe Perëndinë. Në fund të fundit, të gjitha gjërat e mira vijnë prej tij.

Një Kohë Dhurimi

Viti i Ri është një rast i mirë për t’u dhënë të tjerëve. Është diçka e gëzueshme të japësh. Bëjeni Vitin e Ri të veçantë nëpërmjet dhuratave për të tjerët. Shumica e njerëzve u japin vetëm atyre nga të cilët marrin dhurata. Pse të mos i japësh diçka dikujt më pak të bekuar se ti?

Një Kohë Për Të Falur

Viti i Ri është një kohë e mirë për të falur të tjerët. Disa njerëz kalojnë nga viti në vit duke mbledhur urrejtje dhe hidhërim kundër atyre që u kanë bërë keq. Perëndia na tregon durim çdo ditë. Ai ishte gati të dërgonte Birin e tij në një botë të mëkatshme dhe të humbur për të na hapur një rrugë faljeje. Atëherë, a nuk do të falim ne të tjerët? Dhe a nuk do t’i kërkojmë Perëndisë të na i falë fajet tona?

Një Kohë Ndryshimi

Në Vitin e Ri ndodh që njerëzit të marrin vendime për të ndryshuar jetën e tyre. Eksperienca na tregon që nuk kemi shumë fuqi për të ndryshuar veten – e sidomos që të përmirësohemi! Pse ndodh kjo, që marrim vendime për Vitin e Ri por i shkelim brenda muajit të parë të vitit të ri?

Disa thonë që ty të mungon vullneti i fortë. Në fakt të gjithë njerëzve u mungon vullneti për të mbajtur të gjitha vendimet e marra, përveç atyre më të thjeshtave. Fjala e Perëndisë na thotë që nuk jemi në gjendje të bëjmë të mirën sepse jemi mëkatarë.

Në fakt, Bibla deklaron që ne kemi lindur të tillë. Natyrisht, këto ide nuk janë të pëlqyera nga shumë njerëz. Njerëzit preferojnë të besojnë që ne lindim të pafajshëm dhe madje të virtytshëm, dhe prishemi nga shoqëria, prindërit ose të rritur të tjerë, ndërsa rritemi.

Por, nëse mundohesh të bësh një jetë të ndershme, do të zbuloni që nuk ka “fuqi” në vullnetin tuaj. Vetëm nëpërmjet besimit në Jezus Krishtit ne mund të plotësojmë vullnetin e Perëndisë në jetën tonë.

Ai është burimi i të gjithë fuqisë.

Most Popular

HALLOWEEN-I SHQIPTAR

Po t’i marrësh për bazë imazhet që përzgjedh media, të krijohet ideja se Halloween-i na qenka festa e horrorit! Edhe pse mbrëmjet...

12 SHENJA KUNDËR HOROSKOPIT

Kur vjen puna te horoskopi, ç’parashikime ka një gazetë nuk e ka tjetra. Të krijon një pikëpyetje apo jo?Shkenca nuk ka...

S’KA HAJDUT NË PARAJSË

Në çdo fshat, në çdo lagje, në çdo pallat, dhe në çdo ndërmarrje, ka njerëz që vjedhin. Disa i kryejnë vjedhjet me...

NJË ZË NGA QIELLI

Këto ditët e para të shkollës, dëgjova një mësues që ankohej që i ngjirej zëri, se duke dashur të dëgjohej përmes maskës,...

Recent Comments