Ti më ke hetuar, o Zot, dhe më njeh.
Ti e di kur ulem dhe kur ngrihem, ti e kupton nga larg mendimin tim.
Ti e shqyrton me kujdes ecjen time dhe pushimin tim dhe i njeh thellë të gjitha rrugët e mia.
Po, ti ke formuar të përbrendshmet e mia, ti më ke endur në barkun e nënës sime.
Unë do të të kremtoj, sepse jam krijuar në mënyrë të mrekulluar; veprat e tua janë të mrekullueshme, dhe unë e di shumë mirë këtë gjë.
Kockat e mia nuk ishin një e fshehtë për ty kur u formova në fshehtësi.
Dhe sytë e tu panë masën pa trajtë të trupit tim, dhe në librin tënd ishin shkruar ditët që ishin caktuar për mua, mëgjithse asnjë prej tyre nuk eksistonte ende.
Psalm i Davidit,
Nga Psalmi 139