Pa adhurim ne endemi në mjerim. A. Tozer, predikues dhe filozof amerikan
E gjithë qenia e njeriut me mendje, trup dhe ndjenja duhet të përfshihet në adhurimin e vërtetë. C.S. Lewis, shkrimtar anglez
Mahnitja është baza e adhurimit. Thomas Carlyle, shkrimtar skocez
Adhurimi e ndryshon adhuruesin në imazhin e atij që ai adhuron. Jack Hayford, predikues dhe shkrimtar amerikan
Kur unë adhuroj, më mirë që zemra ime të jetë pa fjalë, sesa fjalët e mia të mos jenë nga zemra. Graham Kendrick, këngëtar dhe muzikant
Nëse ka një veçori që adhurimi modern duhet të ketë, ajo është nderimi dhe frika përpara Zotit të madhërishëm. Henry Sloane Coffin, teolog amerikan
Ka një boshllëk në zemrën e çdo njeriu që nuk mund të mbushet nga asgjë materiale, por vetëm nga Perëndia, Krijuesi i cili u bë i njohur nga Jezusi. Blaise Pascal