Home Jehona 20 Sikur Jezusi të mos kishte lindur

Sikur Jezusi të mos kishte lindur

Sikur Jezusi të mos kishte lindur, bota sot do të ishte një vend krejt i ndryshëm. Mjekësia e sotme u themelua nga ndjekësit e Jezusit. Po ashtu edhe krijimi i spitaleve. Shumica e universiteteve të mëdha të botës u nisën nga të krishterët. Madje krishterimi i hapi rrugën shkencës së sotme.

Sikur Jezusi të mos kishte lindur, skllavëria nuk do të ishte anuluar dhe shumë kultura barbare dhe të prapambetura nuk do të ishin qytetëruar. Arsimi i masave dhe anulimi i skllavërisë u frymëzuan gjithashtu nga mësimi i Krishtit për vlerën e njeriut.

Sikur Jezusi të mos kishte lindur gratë nuk do të ishin çliruar, mijëra shoqata bamirësie nuk do të ishin themeluar, dhe standarde më të larta drejtësie nuk do të ishin pranuar në shoqërinë evropiane dhe perëndimore.

Sikur Jezusi të mos kishte lindur, shumë nga gjuhët e botës nuk do të ishin kodifikuar dhe shprehur me shkrim, artet dhe muzika nuk do të kishin arritur standardet e larta të Rilindjes dhe Amerika nuk do të ishte zbuluar nga Kolombi.

Sikur Jezusi të mos kishte lindur, jetë të panumërta nuk do të ishin transformuar nga gjendja e thyer dhe e pashpresë, në anëtarë të vlefshëm të shoqërisë.

Sikur Jezusi të mos kishte lindur, njeriu do të kishte mbetur në errësinën e mëkatit dhe injorancës. Lindja e Jezusit i ka sjellë transformim dhe të mira të pallogaritshme ekzistencës sonë fizike dhe shpirtërore.

Ai është Drita e Botës.

Most Popular

HALLOWEEN-I SHQIPTAR

Po t’i marrësh për bazë imazhet që përzgjedh media, të krijohet ideja se Halloween-i na qenka festa e horrorit! Edhe pse mbrëmjet...

12 SHENJA KUNDËR HOROSKOPIT

Kur vjen puna te horoskopi, ç’parashikime ka një gazetë nuk e ka tjetra. Të krijon një pikëpyetje apo jo?Shkenca nuk ka...

S’KA HAJDUT NË PARAJSË

Në çdo fshat, në çdo lagje, në çdo pallat, dhe në çdo ndërmarrje, ka njerëz që vjedhin. Disa i kryejnë vjedhjet me...

NJË ZË NGA QIELLI

Këto ditët e para të shkollës, dëgjova një mësues që ankohej që i ngjirej zëri, se duke dashur të dëgjohej përmes maskës,...

Recent Comments