Krishtlindje – 20 vjetori në Shqipëri
Në vitin 1990 u lejua për herë të parë festa e krishtlindjes nga regjimi komunist. U anulua ligji që e cilesonte predikimin fetar si “krim kundër shtetit”. Për ata që e vlerësojnë, besimi ka qënë i lirë qysh prej 2o vjetësh.
Gëzuar Krishtlindjet apo Krishtlindjen?
“Krishtlindjet” në shumës është fjala e saktë dhe nuk duhet menduar se ka dy krishtlindje (megjithëse jo të gjitha vendet e festojnë në të njëjtën datë). Krishtlindjet është një festë që zgjat më shumë se një ditë. Për ata që ndjekin kalendarin e vjetër fetar ka një proces që zgjat disa javë (duke filluar me agjërimet).
Pjesa festive e Krishtlindjes zgjaste të paktën disa ditë. Pra “Gëzuar Krishtlindjet” është një urim i saktë sepse pasqyron këtë fakt. Por edhe urimin në njëjës mund ta përdorni!
Sugjërime për dhuratat e krishtindjes:
Armikut, faljen
Kundërshtarit, tolerancën
Mikut, zemrën
Klientit, shërbimin
Të gjithëve,dashamirësinë
Fëmijëve,shëmbullin e mirë
Vetvetes,respektin
Oren Arnold
Dy Citime
I vetmi njeri vërtetë i verbër në kohën e krishtlindjes është ai që s’ka krishtlindjen në zemrën e tij.
Helen Keller, lindur e verbër dhe memec, autore dhe arsimtare.
Kur ishim fëmijë, kemi qënë plot mirë njohje ndaj atyre që na mbushnin “çorapet” në kohën e festave të fundvitit. Por përse sot nuk jemi mirënjohes Perëndisë për këmbët brenda çorapëve tona?!
G.Cesterton, shkrimtar dhe poet anglez