Home Mesazhi 5 Shkova për të ndezur një qiri

Shkova për të ndezur një qiri

Një ditë shkova në një vend të shenjtë. Ishte një ditë me diell të fortë dhe bënte shumë vapë. Arrita në vendin e duhur dhe nxora qiriun për ta ndezur. Tek po kërkoja për shkrepësen, papritur më erdhi një gjë në mendje për Zotin: ky diell që po shndërrin kaq fuqishëm përjashta dhe ndriçon gjithë këtë botë, a nuk është vallë edhe ai një krijesë e tij?

Dhe vazhdova të arsyetoja më tej: Hëna dhe yjet gjithashtu, a nuk janë formuar që të gjitha nga dora e Perëndisë? Dhe atëherë mu kujtua një fjalë që kisha dëgjuar dikur, ‘Zoti është dritë dhe në të nuk ka kurrfarë errësirë’.

Dhe në atë moment sikur m’u hapën sytë per të kuptuar një gjë të madhe. Zoti nuk jeton në errësirë që unë t’i çoj atij dritë! Ai nuk ka nevojë për ndriçimin tonë. Sepse Zoti është ai që ka krijuar dritën vetë. Dhe gjëja më e rëndësishme që unë kuptova ishte kjo:

Nuk është Zoti ai që ka nevojë për dritë por jemi ne. Ne jemi ata që kemi nevojë për dritën e Perëndisë. Dhe kemi nevojë gjithmonë. Atëherë çova sytë lart dhe thashë këto fjalë:

“O Zot, më jep dritë. Jepma dritë nga drita jote! Më jep dritë në shpirtin tim. Errësira shpesh herë gjen vend tek unë. Por ti, o Zot, je dritë, dhe pa ty s’rroj dot.”

Pas pak, u çova, e futa qiriun prapë në xhep, dhe u ktheva prapë nga kisha ardhur. Nuk e përshkruaj mirë me fjalë atë çfarë ndjeva gjatë rrugës por shkova në shtëpi më i çliruar, më i qetë. Ithtari

Previous articleSHPIRTI YT
Next articleHOROSKOPI JUAJ

Most Popular

NUK TË GËNJEN SYRI

S’të gënjen syri, jo Brenda pak sekondash syri thith gjithë ato imazhe. Si të jesh duke ecur në krah...

HALLOWEEN-I SHQIPTAR

Po t’i marrësh për bazë imazhet që përzgjedh media, të krijohet ideja se Halloween-i na qenka festa e horrorit! Edhe pse mbrëmjet...

12 SHENJA KUNDËR HOROSKOPIT

Kur vjen puna te horoskopi, ç’parashikime ka një gazetë nuk e ka tjetra. Të krijon një pikëpyetje apo jo?Shkenca nuk ka...

S’KA HAJDUT NË PARAJSË

Në çdo fshat, në çdo lagje, në çdo pallat, dhe në çdo ndërmarrje, ka njerëz që vjedhin. Disa i kryejnë vjedhjet me...

Recent Comments