Shkurt

Gëzuar Krishtlindjet apo Krishtlindjen?

“Krishtlindjet” në shumës është fjala e saktë dhe nuk duhet menduar se ka dy krishtlindje (mëgjithëse jo të gjitha vendet e festojnë në të njëjtën datë). Krishtlindjet është një festë që zgjat më shumë se një ditë. Për ata që ndjekin kalenderin e vjetër fetar ka një proces që zgjat disa javë (duke filluar me agjërimet). Pjesa festive e Krishtlindjes zgjaste të paktën disa ditë. Pra “Gëzuar Krishtlindjet” është një urim i saktë sepse pasqyron këtë fakt. Por edhe urimin në njëjës mund ta përdorni!

Sugjerime për dhuratat e krishtindjes:

Armikut, falje

Kundërshtarit, tolerancë

Mikut, zemrën

Klientit, shërbim

Të gjithëve, dashamirësi

Fëmijëve, shëmbull të mirë

Zotit, besim

 

Disa Citime

I vetmi njeri vërtetë i verbër në kohën e krishtlindjes është ai që s’ka krishtlindjen në zemrën e tij.                                                                   Helen Keller, lindur e verbër dhe memece, autore

Por përse sot nuk jemi mirënjohes Perëndisë për këmbët brenda çorapëve tona?!

– Çesterton, poet anglez

Edhe ata që kanë kundërstuar krishterimin përseri ndjekin idealin e krishterë. Sepse as në mendjen e tyre, dhe as në zemrën e tyre, nuk mund të krijojnë një ideal të njeriut apo të vërtytit më të lartë se sa ajo e Krishtit.

– Fyodor Dostoyevsky, shkrimtar rus

Unë jam historian, nuk e quaj veten besimtar, por si historian më duhet të pranoj që ky predikuesi i varfër nga Nazareti, e them pa pikë dyshimi, është epiqendra e historisë. Jezus Krishti, në mënyrë të bindshme, është figura kryesore e gjithë historisë.

– H. G.Wells, shkrimtar anglez

Tek Jezusi zbulojmë Perëndinë te e cila duhet të vijmë pa mburrje dhe para të cilit mund të përulemi pa dëshpërim.

– Blejz Paskal, matematikan francez

Unë jam hebre, por jam i manihtur nga figura e ndritshme e nazareasit. Asnjë njeri nuk mund të lexojë ungjillin pa e ndier praninë e Jezusit. Asnjë mit nuk mund të jetë mbushur me kaq shumë jetë.

– Ajnshtajn, shkencëtar

Unë kam lexuar në shkrimet e Platonit dhe të Cicëros thënie që janë shumë të urta dhe shumë të bukura, por tek asnjë prej tyre nuk kam lexuar; “Ejani tek unë të gjithë ju që jeni të lodhur dhe të rënduar dhe unë do t’ju jap shlodhje”.

– Augustini, teolog romak

Vetëm një minutë

Brenda minutës që të duhet t’i lexosh këto fjalë:

58 avionë do të ngrihen nga toka.

116 njerëz do të martohen.

258 bebe do të vijnë në jetë ndërsa 107 veta do humbasin jetën e tyre.

Rrufeja do të godasë tokën 360 herë dhe 5 termete (të vogla kryesisht) do të bien diku.

Bill Gates do të fitojë 15.000 dollarë.

Do të priten rreth 50000 pemë.

243,000 foto do të postohen në Facebook.

Do të pihen 10 million cigare dhe 7 persona do vdesin nga sëmundja të shkaktuara nga duhani.

7,450,000,000 zemra njerëzish do të rrahin rreth 80 herë secila.

Kur është hera e fundit që ke marrë një minutë kohë të pyesësh ç’kuptim ka jeta? Ose të bësh një lutje për të falendëruar Zotin?

Previous articleE veçanta e Krishtit
Next article25 Dhjetor

Most Popular

NUK TË GËNJEN SYRI

S’të gënjen syri, jo Brenda pak sekondash syri thith gjithë ato imazhe. Si të jesh duke ecur në krah...

HALLOWEEN-I SHQIPTAR

Po t’i marrësh për bazë imazhet që përzgjedh media, të krijohet ideja se Halloween-i na qenka festa e horrorit! Edhe pse mbrëmjet...

12 SHENJA KUNDËR HOROSKOPIT

Kur vjen puna te horoskopi, ç’parashikime ka një gazetë nuk e ka tjetra. Të krijon një pikëpyetje apo jo?Shkenca nuk ka...

S’KA HAJDUT NË PARAJSË

Në çdo fshat, në çdo lagje, në çdo pallat, dhe në çdo ndërmarrje, ka njerëz që vjedhin. Disa i kryejnë vjedhjet me...

Recent Comments