Home Mesazhi 5 Rreziku i astrologjisë

Rreziku i astrologjisë

“Rrezikun e madh të astrologjisë e shikojmë tek shqetësimet psiqike, frikën për jetën dhe shqetësimet e tjera që ajo shkakton në persona të ndjeshëm”, raporton kryemjeku gjerman, Dr Shrank.

Sipas tij, “Astrologjia e paralizon aftësitë analitike të njeriut. E budallalleps njeriun dhe e pengon të mendojë thellë.E vendos personalitetin e tij nën ndikimin e fuqisë së sugjerimit të një personi tjetër.”

Është vënë re që persona që marrin parashikime astrologjike, mund të bien nën fuqinë e sugjestionimit. Domethënë ata fillojnë të marrin vendime dhe të ndërmarrin veprime, që janë në përputhje me parashikimin por që nuk do t’i kishin bërë po të mos kishin rënë viktimë të fiksimit.

Shumë njerëz të përfshirë në praktikat astrologjike humbasin besimin te të tjerët. Rreziqe të tjera janë tendenca e distancimit nga të afërmit dhe prirje ndaj depresionit. Përvec ekspozimit ndaj rreziqeve të përmendura më sipër, persona që ndjekin astrologjinë janë të ekspozuar gjithashtu ndaj gjykimit të Perëndisë, sipas mësimit të kishës.

“Bibla tregon mospëlqimin e Zotit për astrologjinë e për horoskopin. Është për të ardhur keq, që individët që besojnë te astrologjia, humbasin bekimet e Perëndisë,” tregon pastor Gjoni.

Prifti që shkeli dërrasën e kalbur

Një prift i cili e ndjente si detyrën e vet personale luftën kundër bestytnive, la t’i bëjnë një horoskop për qëllim studimi. Donte të tregonte e të provonte se horoskopi është thjesht një mashtrim e bestytni. Iu desh të paguante një shumë të madhe se horoskopi që i bënë ishte shumë i detajuar.

Pas kësaj ai priti, shumë i sigurt se horoskopi nuk do të realizohet. Po pas ca kohësh pa me shumë habi se profecitë u realizuan. Për tetë vjet me radhë përjetoi realizimin e të gjitha profecive që i ishin bërë.

Kjo gjë e shqetësoi dhe zuri të mendojë mbi këtë çështje. Ai kishte pasur bindjen se horoskopi mbështetet mbi sugjestionime dhe supersticione, po shumë imtësira që ishin plotësuar nuk mund të ishin produkt i një sugjestionimi.

Së fundi, nuk pa rrugë tjetër përveç se të bjerë në gjunjë e t’i lutet Zotit që ta mbrojë. I erdhi mendimi se duke i hyrë një eksperimenti të tillë, kishte mëkatuar dhe e kishte vënë veten nën influencën e forcave të errësirës.

Pasi u pendua për atë që kishte bërë, zbuloi me habi të madhe se horoskopi i tij nuk përputhej më me realitetin. Nëpërmjet kësaj eksperience ky teolog kuptoi se forcat demoniake luajnë një rol shumë aktiv në astrologji.

Most Popular

NUK TË GËNJEN SYRI

S’të gënjen syri, jo Brenda pak sekondash syri thith gjithë ato imazhe. Si të jesh duke ecur në krah...

HALLOWEEN-I SHQIPTAR

Po t’i marrësh për bazë imazhet që përzgjedh media, të krijohet ideja se Halloween-i na qenka festa e horrorit! Edhe pse mbrëmjet...

12 SHENJA KUNDËR HOROSKOPIT

Kur vjen puna te horoskopi, ç’parashikime ka një gazetë nuk e ka tjetra. Të krijon një pikëpyetje apo jo?Shkenca nuk ka...

S’KA HAJDUT NË PARAJSË

Në çdo fshat, në çdo lagje, në çdo pallat, dhe në çdo ndërmarrje, ka njerëz që vjedhin. Disa i kryejnë vjedhjet me...

Recent Comments