Home Mesazhi 6 Reflektim

Reflektim

Ç’marrëzi! Çfarë çmendurie!

U bëmë ne të mohojmë Zotin? Guxuam ne të hedhim poshtë atë që na krijoi!

A e mohon njeriu babanë e tij?

Apo e mohon nënën? Megjithatë, ne mohuam krijuesin tonë.
A thua se e vramë Zotin?

Ç’kujton, se e krijuam ne Zotin dhe se ne mund ta zhdukim?!

Ç’jemi ne?

Apo na duket vetja më të lartë se Perëndia, më të fortë apo më të zgjuar?

Ne e krijuam botën?

Ne i shpalosem yjet në qiell?

Apo mos e vendosmë ne jetën në tokë? Sa turp! Çfarë mosmirënjohjeje! Duke quajtur veten të urtë u bëmë të marrë.

Si mund të shpërfillësh Perëndinë?

Pyesni veten: Nga burojnë të mirat që kemi?

Kush të fal fuqinë, zgjuarsinë, apo dhuntitë?

Kush t’i dhuroi sytë, gojën?

Kush i formoi ato? Kësaj i thonë “Ai me bukë e ne me gurë”. Nuk u ngopëm duke u grindur me njëri-tjetrin por donim të luftonim me krijuesin tonë.

Por me kë do të luftosh?

Kundër kujt do të qëllosh? Plumbat nuk arrijnë dot aq lart.

Mos harro që ato plumba kthehen prapë poshtë, pastaj mbi kokën e kujt do të bien?

Por më thuaj: çfarë i ndodh shërbëtorit që ngre krye kundër mbretit?

Dhe çfarë i ndodh ushtarit që qëllon mbi komandantin e tij?

Apo qenit që kafshon dorën e të zotit?
Ne nuk mund t’i bëjmë dëm Zotit. Nuk mund t’i shkaktojmë dot plagë Perëndisë. Vetëm sa lodhemi dhe plagosim veten në fund. Madje i sjellim mallkime vetes sonë, dhe atyre që do të jenë aq të marrë sa të na ndjekin në këtë rrugë.

U bëmë ne të mohojmë Zotin! E kush? Ne! Ne që jemi krijesa të tij.

Arritëm ne të mohojmë të përjetshmin! E kush? Ne, që jemi veçse kalimtarë në këtë jetë. Se ç’na u duk vetja! Duke dashur të ngjitemi mbi Zotin, ramë në një gropë të thellë.

Dhe si do t’ia bëjmë tani për të dalë prej kësaj?

A thua do të ketë shpëtim për ne?

A ka rrugë për t’u kthyer mbrapa? I lutem Zotit që ta gjejmë.

Most Popular

NUK TË GËNJEN SYRI

S’të gënjen syri, jo Brenda pak sekondash syri thith gjithë ato imazhe. Si të jesh duke ecur në krah...

HALLOWEEN-I SHQIPTAR

Po t’i marrësh për bazë imazhet që përzgjedh media, të krijohet ideja se Halloween-i na qenka festa e horrorit! Edhe pse mbrëmjet...

12 SHENJA KUNDËR HOROSKOPIT

Kur vjen puna te horoskopi, ç’parashikime ka një gazetë nuk e ka tjetra. Të krijon një pikëpyetje apo jo?Shkenca nuk ka...

S’KA HAJDUT NË PARAJSË

Në çdo fshat, në çdo lagje, në çdo pallat, dhe në çdo ndërmarrje, ka njerëz që vjedhin. Disa i kryejnë vjedhjet me...

Recent Comments