Home Jehona 32 Qirinjtë e festës

Qirinjtë e festës

Ndezja e qirinjve në kohën e krishtlindjes është një praktikë mjaft e njohur. Tradita e ndriçimit të pemës së krishtlindjes ka filluar të paktën para katërqind vitesh. Atëherë përdoreshin tela apo dyll i shkrirë për të ngjitur qirinjtë nëpër degët e hardhisë.

Sipas legjendës, reformatori Martin Luteri ka shpikur këtë praktikë pasi u frymëzua nga një skenë me dritën e yjeve një natë dimri. Sot, qirinjtë e pemës janë këmbyer me drita elektrike. Sipas historisë, hera e parë që janë përdorur dritat elektrike për të zbukuruar pemën e fundvitit, ka qenë në fund të shekullit nëntëmbëdhjetë.

Edward Johnson, një bashkëpunëtor i shpikësit Thomas Edison, lidhi drita elektrike rreth pemës në oborrin e shtëpisë së tij. Ajo që quhet kurora e afrimit të krishtlindjeve, është një traditë tjetër e krishtlindjes që vë në punë qiriun. Është një praktikë që ka filluar në Gjermani.

Kurora përbëhet nga dega hallore me katër ose pesë qirinj të vendosur brenda saj. Për një muaj para festës, ndizet nga një qiri çdo të diel deri sa mbërrin dita e festës. Natën e krishtlindjes në Shqipëri shumë njerëz ndezin qirinj si simboli i dritës që Krishti sjell në botë.

Festa e Krishtlindjeve, ose siç quhet ndryshe e Kërshëndellave, është shndërruar tashmë në një traditë festive jo vetëm për besimtarët e krishterimit, por edhe për të gjithë të tjerët që e konsiderojnë atë si një ditë të veçantë.

Previous articleMiku më i mirë
Next articleGëzuar Krishtlindjet

Most Popular

HALLOWEEN-I SHQIPTAR

Po t’i marrësh për bazë imazhet që përzgjedh media, të krijohet ideja se Halloween-i na qenka festa e horrorit! Edhe pse mbrëmjet...

12 SHENJA KUNDËR HOROSKOPIT

Kur vjen puna te horoskopi, ç’parashikime ka një gazetë nuk e ka tjetra. Të krijon një pikëpyetje apo jo?Shkenca nuk ka...

S’KA HAJDUT NË PARAJSË

Në çdo fshat, në çdo lagje, në çdo pallat, dhe në çdo ndërmarrje, ka njerëz që vjedhin. Disa i kryejnë vjedhjet me...

NJË ZË NGA QIELLI

Këto ditët e para të shkollës, dëgjova një mësues që ankohej që i ngjirej zëri, se duke dashur të dëgjohej përmes maskës,...

Recent Comments