Home Mesazhi 1 Pyetje Për Ateistët

Pyetje Për Ateistët

Nga ka ardhur jeta? Nëse evolucionit i duhen miliona vjet që të ndodhë, si mund të jemi të sigurt se po ndodh vërtet? Si është e mundur që proceset natyrore, duke vepruar në mënyrë plotësisht rastësore, të krijojnë mekanizma komplekse, dhe aq më pak të krijojnë qenie inteligjente njerëzore? Çfarë vlere ose dinjiteti ka njerëzimi, nëse është krijuar thjesht nga miliona rastësi?

Nëse veprimet tona nuk kanë asnjë kuptim absolut, pse duhet konsideruar bamirësia si më e vyer se vjedhja e një banke? Nga ana morale, ç’kuptim kanë fjalët “e mirë”, “e keqe”, “më e mirë” dhe “më e keqe”?

Nëse materia është gjithçka dhe gjithçka është materie, çfarë mund të themi për ligjet e logjikës dhe vetë të vërtetën? A mund të pohojmë seriozisht se këto gjëra nuk ekzistojnë?

Nëse ekziston vetëm materia, çfarë kuptimi mund t’u japim koncepteve të tilla si morali, arsyeja, dashuria, bukuria, dëshira, qëllimi apo shpresa? A nuk është kërkimi i vazhdueshëm i njeriut për liri, kuptim, dinjitet, rëndësi dhe vlera, pikërisht ajo që do të prisnim të shihnim nëse ai është krijuar vërtet nga një Zot i shenjtë? Si e shpjegon materialisti krijimin e muzikës, dramës, ose artit? Si mund të shpjegohen nga ateisti gjëra të tilla si imagjinata, besimi dhe kujtesa?

Nëse njeriu është thjesht një masë materieje, si arrin të kujtojë të shkuarën, të vlerësojë të tashmen dhe të parashikojë të ardhmen? Si mund të mohojë ateisti ekzistencën e Perëndisë pa pranuar se një mohim i tillë nuk bazohet në asnjë lloj fakti? A synon me të vërtetë që të zbulosh të vërtetën, apo thjesht po luan lojëra në mendje?

I ke shqyrtuar në mënyrë të ndershme pretendimet e Biblës? A ke menduar ndonjëherë se çfarë lloj provash do të doje të të jepnin që të bindeshe se Perëndia ekziston? Çfarë lloj provash do të të bindnin se ai ekziston vërtet?

A je i sigurt se nuk po përpiqesh të shmangësh përballjen me realitetin e një Perëndie që thotë se duhet të marrë kontrollin e jetës tënde?

Nëse dhënia e llogarisë për vetveten para një Perëndie të shenjtë dhe të drejtë, i cili do të vendosë për vendin tënd në përjetësi, është diçka e mundshme, a nuk do të ishte e arsyshme që të bëje gjithçka që mundesh për të zbuluar nëse kjo ide është fakt apo fantazi — dhe ta bëje këtë gjë urgjentisht?

Prej librit të John Blanchard-it “A beson Perëndia tek ateistët?”

Previous articleZëri i Centurionit
Next articleRuhu!

Most Popular

HALLOWEEN-I SHQIPTAR

Po t’i marrësh për bazë imazhet që përzgjedh media, të krijohet ideja se Halloween-i na qenka festa e horrorit! Edhe pse mbrëmjet...

12 SHENJA KUNDËR HOROSKOPIT

Kur vjen puna te horoskopi, ç’parashikime ka një gazetë nuk e ka tjetra. Të krijon një pikëpyetje apo jo?Shkenca nuk ka...

S’KA HAJDUT NË PARAJSË

Në çdo fshat, në çdo lagje, në çdo pallat, dhe në çdo ndërmarrje, ka njerëz që vjedhin. Disa i kryejnë vjedhjet me...

NJË ZË NGA QIELLI

Këto ditët e para të shkollës, dëgjova një mësues që ankohej që i ngjirej zëri, se duke dashur të dëgjohej përmes maskës,...

Recent Comments