Home Mesazhi 10 Përse shkoj në kishë...

Përse shkoj në kishë…

Janë hapur me qindra kisha në Shqipëri gjatë njëzet e ca vjetëve që kur ra sistemi
ateist. Nuk pretendoj se të gjitha këto kisha janë njësoj, as që them se do të frekue-
ntoja çdo lloj kishe. Por po ju jap këtu disa nga arsyet përse unë shkoj në kishë. Në qoftë se s’ke shkuar ndonjëherë në kishë, të ftoj t`i marrësh në konsideratë arsyet që ju paraqes më poshtë:

Kam nevojë për shoqëri
Njeriu është një qenie shoqërore. Ai ka nevojë për njerëz të tjerë. Kur Zoti e krijoi njeriun e parë, Adamin, ai tha që: “nuk është mirë që njeriu të jetë vetëm”. Njerëzit që shkojnë në kishë, nuk janë të përkryer, por në kishë kam gjetur shoqëri të sinqertë. Ku tjetër, përveç kishës, mund t’i gjesh njerëz të mbledhur nga shtresa kaq të ndryshme shoqërore, me një përzierje të të gjitha grupmoshave dhe shpesh me kombësi të ndryshme gjithashtu?

“Po e le të la”
A e dini që sipas studimeve shkencore, frekuentimi i kishës është mirë për shëndetin? Studimet tregojnë që, mesatarisht, njerëzit që shkojnë në kishë, kanë tension gjaku më të ulët, vuajnë më pak nga stresi, kanë imunitet më të lartë ndaj sëmundjes, përballojnë problemet më mirë, shërohen më shpejt pas operacioneve dhe gëzojnë jetëgjatësi më të madhe.

I them Zotit: “Faleminderit”
Përse njerëzit ankohen kaq shumë dhe shumë pak janë të kënaqur? Përse lakmojnë
kaq shumë dhe nuk ndiejnë më tepër gëzim, për ato gjëra që i kanë? Kjo, vjen ngaqë njerëzit duhet të jenë më mirënjohës ndaj Zotit. Është mirë që ti të shkosh përpara Perëndisë, të paktën një herë në javë, dhe t’i thuash: “Faleminderit!”

Forcoj martesën
E di që martesa ime ka përjetuar përmirësim kur kam frekuentuar kishën me bashkëshorten time. Nuk e di nëse kjo vjen për shkak të arsyeve që mund të shpjegohen ose jo. Kur i drejtojmë sytë te Zoti për një orë, sikur e shikojmë edhe njeri tjetrin më me respekt dhe më me dashamirësi. Nuk besoj që ka çifte që nuk do të përfitonin nga frekuentimi i kishës. Bota nuk është e pamend kur shkon në kishë për të marrë bekimin e Zotit.

Dua të pastroj shpirtin
Përse të shkosh në kishë? Sepse ke nevojë për falje. Dhe në kishë do të dëgjosh për
të vetmin që ka fuqi të falë mëkatet. Kjo është një nga arsyet më të forta që duhet të shkosh në kishë. Krishti vjen për të na çliruar nga mëkati. Prandaj ai vdiq në kryq, për të siguruar faljen. Ai vjen në mes nesh më shumë për të dhuruar se sa për të marrë. Pasi ke kaluar një javë duke luftuar me mëkatin, sa mirë që mund të shkosh në kishë të dielën dhe të pastrohesh nga çdo gjë e keqe!

Kë të adhuroj tjetër?
Këngët e kishës janë disa nga këngët më të bukura që janë shkruar. Muzika e kishës
ka frymëzuar njerëzit gjatë gjithë historisë. Por adhurimi nuk ka të bëjë vetëm me
këngën dhe muzikën. Ngaqë njeriu ka një botë shpirtërore, ai do të adhurojë dikë apo diçka dhe kjo është e pashmangshme. Ose do të adhurojë Zotin, krijuesin e tij, ose do të adhurojë dikë apo diçka më pak të denjë:pasurinë, partinë, punën, ndofta këngëtarë apo jo pak herë veten e vet. Është fisnike të adhurosh Zotin dhe ti duhet të kuptosh që për këtë jemi krijuar, t’i japim lavdi Perëndisë.

Sepse kam nevojë për lutje
Lutja ka fuqi. Sidomos kur populli i Zotit lutet së bashku. Jezus Krishti premtoi, “Në
qoftë se dy prej jush bien në ujdi mbi tokë të kërkojnë diçka, kjo do t’u jepet atyre
nga Ati im në qiell.” Ata njerëz, për të cilët askush nuk lutet, janë më të vërtetë më të varfër shpirtërisht, sepse është e bukur kur rrethohesh nga njerëz që luten për ty.
Dua që fëmijët e mi të jenë në rrugë të mirë Fëmija që rritet në kontakt me kishën ka gjasa të dalë një njeri më i kompletuar në jetë dhe të jetë më pak i prirur ndaj veseve të shumta që ka shoqëria sot. Shumë prindër po vuajnë me adoleshentë të pakontrollueshëm. Mos prit t’ju ndodhë juve. Nëse i doni fëmijët tuaj (dhe e marr me mend që i doni) bën mirë t’i shoqërosh për në kishë.

Sepse dua përgjigje
Asnjëherë tjetër nuk kemi qënë të rrethuar nga kaq shumë zëra me fjalë kontradiktore. Jeta është konfuze, ndërsa ne mundohemi të kuptojmë rrugën që duhet të ndjekim. Kjo të jep një arsye tjetër të vesh në kishë. Sepse atje do të dëgjosh zërin e Perëndisë nëpërmjet këngëve, lutjeve dhe Shkrimeve të Shenjta. Zoti i flet popullit të tij në mënyrë kolektive. Zeri i tij të drejton në rrugë të mirë, të forcon, të jep kurajo, të qetëson, të korrigjon. Sa keq kur i lutemi Zotit për ndihmë, por pastaj nuk shkojmë në vendin ku Zoti na flet.

Më bën më pak egoist
Nuk duhet të vesh në kishë me mendim vetëm të marrësh. Kisha është vendi ku duhet edhe të japësh. Nuk po flas vetëm për ofertën e kishës. Po flas për detyrimin që kemi të duam njeri tjetrin. Jezusi na urdhëroi: “Po ju jap një urdhërim të ri; ta doni njeri-tjetrin, sikurse unë ju kam dashur ju, ashtu edhe ju ta doni njeri tjetrin, prej kësaj do t’ju njohin të gjithë që jeni dishepujt e mi”.

Besoj që Krishti është aty
Jezusi premtoi se aty ku dy ose tre njerëz bashkohen në emrin e tij, ai do të gjendej
në mes tyre. Ndonëse është e drejtë të themi që Zoti është kudo, ai është i pranishëm në mënyrë të veçantë në kishë. Jezusi i quajti besimtarët trupi i tij. Kështu që pyetja,”ku mund ta gjej Jezusin sot?” merr përgjigjen: “aty ku është trupi i tij.”

Sepse një ditë unë do të vdes

Nuk e di kur, as si, por e di që vdekja është e pashmangshme. Më çudit shumë që njerëzit nuk mendojnë për këtë, ose nëse e mendojnë, nuk përgatiten për ditën e tyre të fundit. Vdekja është prova e madhe që përballon njeriu. Pas vdekjes është vonë të ndryshosh drejtimin. Unë kam frikë të vdes larg Zotit, dhe nuk kam turp të them që edhe kjo është një nga arsyet që unë shkoj në kishë.

Këto pra, janë arsyet e mia, përse shkoj në kishë. Por cilat janë arsyet e tua se përse ti nuk shkon në kishë? A janë ato vërtetë arsye të mira? Dhe a do të të duken të mira ato arsye kur të arrish në fund të jetës?

Previous articleKrishtlindjet pa Krishtin
Next articleE Mrekullueshme

Most Popular

NUK TË GËNJEN SYRI

S’të gënjen syri, jo Brenda pak sekondash syri thith gjithë ato imazhe. Si të jesh duke ecur në krah...

HALLOWEEN-I SHQIPTAR

Po t’i marrësh për bazë imazhet që përzgjedh media, të krijohet ideja se Halloween-i na qenka festa e horrorit! Edhe pse mbrëmjet...

12 SHENJA KUNDËR HOROSKOPIT

Kur vjen puna te horoskopi, ç’parashikime ka një gazetë nuk e ka tjetra. Të krijon një pikëpyetje apo jo?Shkenca nuk ka...

S’KA HAJDUT NË PARAJSË

Në çdo fshat, në çdo lagje, në çdo pallat, dhe në çdo ndërmarrje, ka njerëz që vjedhin. Disa i kryejnë vjedhjet me...

Recent Comments