HomeJashtë KategoriePërse nuk vë dorë Zoti?

Përse nuk vë dorë Zoti?

Pyetja “Përse nuk ndërhyn Zoti?” shtrohet gabuar. Sikur në vendin e gjykatësit është njeriu, dhe në vendin e të pandehurit qëndron Perëndia! Po të them sinqerisht se nuk ndodh kurrë që Zoti t’i lejojë vetes të qëndrojë në vendin e të akuzuarit.

Më kujtohet një ngjarje.Duke ecur në rrugë, pashë një burrë . Ai ankohej për gjendjen ekonomike, shtrenjtësinë e jetesës, për rrogën e ulët, sa më pa, më thirri: – Ah, ja dhe pastori. Eja pak këtu, të lutem, kështu vajta drejt tij. – Dëgjome tha, në rast se ekziston një Zot, dua që kur të vdes të ndodhem para tij dhe t’i them:

“Përse, o Zot, lejon që njerëzit të shfarosen në fushat e luftës? Përse lejon që fëmijët të vdesin urie, ndërsa shumë të tjerë të zhdëpen së ngrëni? Përse? Dhe së fundi do t’i them: Ti, Perëndi, largohu, ikë prej këtej! Largohu nga ne njerëzit. Ikë!”

Atëherë edhe unë iu përgjigja: – Ke të drejtë. Larg qoftë ky perëndi! Ai u çudit nga ato që thashë dhe shtoi: – Dëgjo, ti je pastor dhe nuk mund të flasësh kështu. – Ky Zot për të cilin ti po shprehesh me të tilla fjalë, – i thashë, – ky perëndi që ti po akuzon, duke e vënë në bangon e të akuzuarit, ky perëndi për të cilin ti po flet, ekziston vetëm në imagjinatën tënde.

Pra një perëndi i tillë si e cilëson ti, nuk ekziston, por dua të them se ekziston një tjetër Perëndi, ai i vërteti. Para atij do t’i paraqitesh si i akuzuar, dhe para tij nuk do të mund të hapësh gojën, sepse ai do të të akuzojë ty: “Përse ke gënjyer? Përse grindesh? Përse ka vrarë? Pse s’më ke kërkuar? Pse nuk më ke respektuar? Pse ke jetuar në mëkat?” Ai do të t’i bëjë këto pyetje dhe ti nuk do të jesh në gjendje të flasësh, madje të mos japësh as edhe një përgjigje.

Heshtja e Perëndisë

Përse hesht Perëndia? Është e vërtetë se shpeshherë Perëndia hesht, dhe heshtja e tij është një gjë që të gjithë ne e shohim. Kur Perëndia nuk ka asgjë për të na thënë, kjo është një gjë e tmerrshme për ne. Ka një varg në Bibël që thotë:

“Atë që mbjell, do ta korrësh!” Në qoftë se ne ia kemi kthyer shpinën Perëndisë dhe nuk kemi dëshirë të dëgjojmë atë që na thotë ai, atëherë nuk mund të presim që ai të na dëgjojë kur e thërrasim! Në Bibël thuhet: “Ju bëra thirrje dhe nuk më dëgjuat!”

Largësia e madhe pengon dëgjimin e përgjigjes

Kur mendojmë se Perëndia nuk përgjigjet, do të thotë se jemi shumë larg prej tij. Para pak kohësh, erdhi tek unë një djalosh dhe më tha:

– Pastor, po më vë në siklet duke më folur për Zotin. Sa herë që takohemi në rrugë për Perëndinë më flet, por unë as po e dëgjoj as po e shoh atë. Si flet pra ky Perëndi? Unë nuk e kam dëgjuar as edhe një herë.

– Djalosh, – i thashë, – a e njeh historinë e djalit plangprishës? Unë do ta tregoj ashtu si e tregoi edhe vetë Jezusi. Një njeri kishte dy bij. Njëri nga këta, ai më i riu, i tha babait: “Baba, jepma pjesën e trashëgimisë që më takon mua!” Ai kishte dëshirë të largohej prej shtëpisë. I ati ia dha pjesën e tij, dhe djali u largua dhe e harxhoi pasurinë e tij duke jetuar për shtatë palë qejfe”.

Kështu ai mbeti aq keq sa vuante për kafshatën e gojës. Atje ku ishte nuk mundej të dëgjonte zërin e babait, sepse ishin në distancë shumë të largët. Biri i humbur shpesh pyeste veten: “Pse nuk e dëgjoj zërin e babait?” dhe është e logjikshme që nuk mund ta dëgjonte. Në atë gjendje të mjeruar, akuzonte babain duke thënë: “Si është e mundur që ai të më lërë në këtë gjendje kaq të mjeruar?”

Kështu më duket edhe mua bota sot. Shumëkush e ka braktisur Perëndinë, dhe, kur ndodhet në një gjendje të mjeruar, thërret: “Si është e mundur që Perëndia më la kështu të mjerë? Përse nuk ndërhyn Ai?” Por një ditë biri plangprishës i thirri vetes:

“Edhe punëtorët e babait tim hanë dhe buka u tepron, ndërsa unë po vdes nga uria. Do të shkoj tek ai, dhe do t’i them, O atë, unë jam fajtor para teje dhe para Perëndisë”. Kështu mori rrugën për në shtëpi. I ati e pa së largu, i shkoi pranë. I biri i tha: “O atë, jam fajtor”.

Babai, në vend të përgjigjes, e përqafoi dhe urdhëroi shërbëtorët t’i sillnin rrobat më të mira; i vuri unazën e tij në gisht dhe i dha një palë sandale. Tani ai dëgjoi zërin e babait. Në qoftë se ti nuk dëgjon zërin e Perëndisë, do të thotë se je shumë larg prej tij. Duhet të pendohesh, të pranosh mëkatet dhe t’i kthehesh atij.

Në kohën e Luftës Botërore, isha nëntoger dhe e dija shumë mirë që nuk ecja në rrugën e mirë. Megjithatë mendoja: “Vërtet, më duhet të kthehem tek Zoti”. Secili nga ne e di se duhet të pendohet. Përse nuk e bën këtë gjë? Nrysho rrugën tënde dhe atëherë do të dëgjosh zërin e Perëndisë.

Duhet të dëgjojmë Fjalën e fundit të Perëndisë

Ajo që dua të të them tani, është gjëja më interesante. Në rastet kur të duket se Perëndia nuk të përgjigjet, duhet të dëgjosh Fjalën e tij të fundit. Për këtë po të them një varg të Biblës:

“Në të kaluarën Perëndia foli shpeshherë dhe në mënyra të ndryshme me të parët tanë me anë të profetëve. Por tani, këto ditët e fundit, na ka folur me anë të Birit”.

A e di kush është Biri i Perëndisë? Ai është Jezus Krishti. Ky Jezus është ai që quhet, siç thotë Bibla, “Fjala e Perëndisë”. Pra, Jezus Krishti, është Fjala e fundit e Zotit. Në qoftë se ti nuk e dëgjon dhe nuk e pranon, Perëndia nuk ka se çfarë të të thotë më.

Most Popular

Recent Comments