Home Mesazhi 3 Përse e lejon Zoti luftën?

Përse e lejon Zoti luftën?

lufteBurimi i luftërave është lakmia dhe smira njerëzore. Ashtu sikurse lakmia dhe smira shkaktojnë grindje midis njerëzve po në atë mënyrë ato prodhojnë konflikte midis shteteve. Bibla nuk e vë luftën në një kategori të vëçantë. Ai është veçse manifestimi i mëkatit, pasoja e mëkatit te njeriu.

“Nga vijnë luftërat dhe grindjet te ju? A nuk vijnë, nga lakmitë që luftojnë ndër gjymtyrët tuaja?” Në kohë paqeje, njerëzit e marrin lehtë jetën. Bëhen shumë optimistë për natyrën njerëzore. Por lufta dhe krizat që e shoqërojnë e zbulojnë gjendjen e vërtetë të zemrës së njeriut.

Lufta i detyron njerëzit të pyesin se si mund të ketë kaq shumë egoizëm, urrejtje, smirë, hidhërim dhe inat në zemrën e njeriut. Në jetën individuale tendenca është t’i anashkalojmë këto, ose t’i justifikojmë, por kur përfshihemi në luftë nuk mund të fshihet ana e errët të shpirtit të njeriut.

Njeriun që nuk e dëgjonte Zotin në kohë rehatie, në mes të luftës shpesh herë zgjohet ndaj rëndësië së pyetjëve më të mëdha. Kështu ka qënë dhe kështu është. Njeriu kur e shikon veten keq e kërkon Zotin. Ajo çfarë më bën përshtypje më shumë, nuk është përse Zoti e lëjon luftën por se si Zoti ka durim me njeriun.

Përse njeriu i qëndron larg Perëndisë? Përse vazhdon të kërkoj atë që është e keqe njeriu. Përse nuk kthehët në rrugën e Zotit? Lufta është treguesi se sa i ligë është njeriu, por dashamirësia e Zotit shfaqet kurdoherë që përjetojmë gjerat e mira në këtë botë dhe është shfaqur në veçanti në Jezus Krishtin që vdiq për të na shpëtuar nga mëkatet tona.

Më pyet se përse Zoti i lejon luftërat? Unë të pyes: përse nuk largon prej zemrës lakminë, smirën, ligësinë dhe urrejtjen.

Martyn Lloyd-Jones predikoi këtë mesazh në mës të luftës se dytë botërore kur ai po përjtetonte bombardimin e Londrës.

Most Popular

NUK TË GËNJEN SYRI

S’të gënjen syri, jo Brenda pak sekondash syri thith gjithë ato imazhe. Si të jesh duke ecur në krah...

HALLOWEEN-I SHQIPTAR

Po t’i marrësh për bazë imazhet që përzgjedh media, të krijohet ideja se Halloween-i na qenka festa e horrorit! Edhe pse mbrëmjet...

12 SHENJA KUNDËR HOROSKOPIT

Kur vjen puna te horoskopi, ç’parashikime ka një gazetë nuk e ka tjetra. Të krijon një pikëpyetje apo jo?Shkenca nuk ka...

S’KA HAJDUT NË PARAJSË

Në çdo fshat, në çdo lagje, në çdo pallat, dhe në çdo ndërmarrje, ka njerëz që vjedhin. Disa i kryejnë vjedhjet me...

Recent Comments