Home Mesazhi 5 Pashkët sipas Ungjillit

Pashkët sipas Ungjillit

Kur arritën në vendin që quhet “Kafka”, aty e kryqëzuan Jezusin dhe keqbërësit, njërin në të djathtë dhe tjetrin në të majtë. Dhe populli rrinte aty për të parë; dhe kryetarët me popullin e përqeshnin, duke thënë: “Ai i shpëtoi të tjerët, le të shpëtojë veten, po qe se me të vërtetë është Krishti, i zgjedhuri i Perëndisë”.

Edhe ushtarët e tallnin. Njëri nga kriminelët e kryqëzuar e fyente: “Po a nuk je ti Krishti?! Shpëto veten edhe ne!” Por ai tjetri e qortoi shokun: “Asti nuk e druan Perëndinë që po vuan të njëjtin dënim si ai? Sa për ne kjo është drejtësi: po marrim ndëshkimin e merituar për veprat tona! Por ky s’bëri asnjë të keqe!”

Dhe tha: “Të të bjerë ndër mend për mua, o Jezus, kur të arrish në Mbretërinë tënde!” E Jezusi i tha: “Për të vërtetë po të them: sot do të jesh me mua në parajsë.” Ishte rreth orës gjashtë e terri e mbështolli mbarë tokën deri në orën nëntë. Atëherë Jezusi bërtiti me zë të lartë e tha: “O Atë: në duart e tua po e dorëzoj shpirtin tim!” Si tha këto, dha shpirt.

Centurioni, kur pa ç’ndodhi, zuri të lëvdojë Perëndinë dhe tha: “Ky njeri ishte me të vërtetë i drejtë!” Tani ditën e parë të javës, gratë shkuan te varri. Dhe gjetën që guri ishte rrokullisur nga varri. Por, kur hynë, nuk e gjetën trupin e Zotit Jezus.

Dhe, ndërsa ishin shumë të hutuara nga kjo, ja, iu paraqitën atyre dy burra të veshur me rroba të ndritshme. Dhe, mbasi ato, të tmerruara, e mbanin fytyrën të përkulur përdhe, ata u thanë: “Pse e kërkoni të gjallin midis të vdekurve? Ai nuk ështe këtu, por është ringjallur.”

Previous articleÇ’është Pashka?
Next articleMesazhi i Pashkës

Most Popular

NUK TË GËNJEN SYRI

S’të gënjen syri, jo Brenda pak sekondash syri thith gjithë ato imazhe. Si të jesh duke ecur në krah...

HALLOWEEN-I SHQIPTAR

Po t’i marrësh për bazë imazhet që përzgjedh media, të krijohet ideja se Halloween-i na qenka festa e horrorit! Edhe pse mbrëmjet...

12 SHENJA KUNDËR HOROSKOPIT

Kur vjen puna te horoskopi, ç’parashikime ka një gazetë nuk e ka tjetra. Të krijon një pikëpyetje apo jo?Shkenca nuk ka...

S’KA HAJDUT NË PARAJSË

Në çdo fshat, në çdo lagje, në çdo pallat, dhe në çdo ndërmarrje, ka njerëz që vjedhin. Disa i kryejnë vjedhjet me...

Recent Comments