Na rroftë viti 1967!

Në vend të Perëndisë, Partia
Në vend të Frymës së Shenjtë,
fryma e Revolucionit Komunist
Në vend të adhurimit të hyjnisë,
«Lavdi Marksizëm-Leninizmit»
Në vend të Biblës,
veprat e shumta të Shokut Enver
Në vend të ligjeve të Zotit,
dekretet e Komitetit Qendror
Në vend të klerit,
sekretarët e Partisë
Në vend të besimtarit,
njeriu i ri socialist
Në vend të parajsës,
lumturia socialiste
Në vend të së vërtetës….
Në vend të shpëtimit, humbja
Në vend të dritës, errësirë
Në vend të njeriut të ri,
shpirtra të dërrmuar Continue reading “Na rroftë viti 1967!”

Lufta kundër Zotit: 50 vjet

Në nëntor të vitit 1967 Shqipëria u shpall “vend i parë ateist në botë”
Kanë kaluar 50 vjet nga viti i kobshëm 1967 kur me mburrje të madhe e shpallën Shqipërinë tonë “shteti i parë ateist në botë”. Deklarata erdhi në muajn nëntor të atij viti pasi ishte zhvilluar një fushate e madhe kundër besimit në Zotin dhe ishin mbyllur të gjitha kishat dhe xhamitë në vend. Continue reading “Lufta kundër Zotit: 50 vjet”

Rreziku i astrologjisë

“Rrezikun e madh të astrologjisë e shikojmë tek shqetësimet psiqike, frikën për jetën dhe shqetësimet e tjera që ajo shkakton në persona të ndjeshëm”, raporton kryemjeku gjerman, Dr Shrank.

Sipas tij, “Astrologjia e paralizon aftësitë analitike të njeriut. E budallalleps njeriun dhe e pengon të mendojë thellë.E vendos personalitetin e tij nën ndikimin e fuqisë së sugjerimit të një personi tjetër.” Continue reading “Rreziku i astrologjisë”

Ish astrologët tregojnë

Ish astrologu i njohur Charles Stohmer, në librin e tij “Çfarë nuk ju tregon horoskopi juaj”  flet për natyrën e ërrët të horoskopit.

“Përkrahësit e këtyrë praktikave – me dashje apo padashje – janë duke trokitur te dera ku lidhet komunikimi me frymëra mashtruese, në po të njëjtën mënyrë që fallxhorja punon me topin e kristaltë. Katerina1 , që punoi për 12 vjet si astrologe profesioniste, rrëfen: Continue reading “Ish astrologët tregojnë”

Horoskopi juaj

Përse e lexon horoskopin? Nga kureshtja? Për të kaluar kohën? Po kërkon dashuri? Të tërheq e mistershmja? Apo e lexon thjesht për të qeshur? Pothuajse çdo gazetë apo revistë sot përfshin një horoskop. Botuesit e dinë se tirazhi i tyre do të shtohet nëse rregullisht botojnë parashikime astrologjike, sepse ka një numër të madh njerëzish që shprehin interes rreth tyre. Continue reading “Horoskopi juaj”

Shkova për të ndezur një qiri

Një ditë shkova në një vend të shenjtë. Ishte një ditë me diell të fortë dhe bënte shumë vapë. Arrita në vendin e duhur dhe nxora qiriun për ta ndezur. Tek po kërkoja për shkrepësen, papritur më erdhi një gjë në mendje për Zotin: ky diell që po shndërrin kaq fuqishëm përjashta dhe ndriçon gjithë këtë botë, a nuk është vallë edhe ai një krijesë e tij? Continue reading “Shkova për të ndezur një qiri”

Shpirti yt

Miku im i dashur, ti ke shpirt. Mbase nuk mendon shpesh për të, por e ke dhe s’mund të mos e kesh. Doemos ke shpirt. Perëndia ta ka dhënë edhe asnjeri s’mund të ta dëmtojë, pa marrë ti pjesë në prishjen e shpirtit tënd. I pasuri edhe i varfëri, plaku edhe i riu, i miri edhe i ligu që të gjithë kanë shpirt. Përveç kësaj më duhet të të them se një ditë ti do ta lësh këtë botë. Continue reading “Shpirti yt”