“Është gënjeshtër të mendosh që ti nuk ke vlerë”
“Dashuria e Zotit është aq reale sa ai të krijoi ty për ta vërtetuar”
“Unë mund të jem i inatosur me Zotin për atë që nuk kam ose mund të jem mirënjohës për atë që kam”
“Nëse të duhet një shok, bëhu shoku i dikujt”
“Mund të gjejmë kollaj defekte te njëri-tjetri. Më pëlqen të kërkoj për ato grimca floriri”.
“E mësova shumë shpejt që është e nevojshme të kërkosh ndihmë. Edhe nëse je me trup të shëndoshë, ka gjëra që nuk i përballon dot vetëm”
“Dashuria nuk shikon çfarë bën apo nuk bën dot ti. Dashuria e vërtetë shikon zemrën”
“Ç’vlerë ka pamja jote e përsosur nëse përbenda je i thyer”