Home Jehona 20 Në vitin 2008 dy vite të rinj

Në vitin 2008 dy vite të rinj

Data 1 Janar është dita e parë e vitit në kalendarin gregorian (atë që përdorim në Shqipëri). Por nuk është Viti i Ri për të gjithë.

Viti i Ri kinez ndodh çdo vit, në një hënë të re, gjatë dimrit. Data e saktë mund të bjerë nga 21 Janari deri në 21 Shkurt. Çdo vit simbolizohet nga një prej dymbëdhjetë kafshëve dhe një prej pesë elementeve, ku kombinimet e kafshëve dhe elementeve (ose kërcejve) qarkullojnë çdo gjashtëdhjetë vjet.

Rosh Hashanah është Viti i Ri hebre. Është një festë që ndodh 163 ditë pas Pashkës.

Ndërkohë, në Indi besimtarët hindu festojnë Vitin e Ri menjëherë pas festës Divali.

Viti i Ri tajlandez festohet nga 13 Prilli deri në 15 Maj duke hedhur ujë.

Dhe Viti i Ri i Bengalit, i quajtur “Poila Baisakh”, festohet në një kohë të ngjashme (në 14 ose 15 Prill) si në Bangladesh ashtu dhe në Bengalin Perëndimor.

Mund të përmendnim edhe Vitin e Ri etiopas, Timkat, i cili festohet në 11 Shtator.

Myslimanët festojnë Vitin e Ri në 1 Muharram. Duke qenë se kalendari mysliman mbështetet në 12 muaj hënorë të cilët përmbajnë rreth 354 ditë, data e kësaj feste është më e herët çdo vit në kalendarin shqiptar (gregorian).

Në vitin 2008 do të ketë dy Vite të Rinj myslimanë.

Most Popular

HALLOWEEN-I SHQIPTAR

Po t’i marrësh për bazë imazhet që përzgjedh media, të krijohet ideja se Halloween-i na qenka festa e horrorit! Edhe pse mbrëmjet...

12 SHENJA KUNDËR HOROSKOPIT

Kur vjen puna te horoskopi, ç’parashikime ka një gazetë nuk e ka tjetra. Të krijon një pikëpyetje apo jo?Shkenca nuk ka...

S’KA HAJDUT NË PARAJSË

Në çdo fshat, në çdo lagje, në çdo pallat, dhe në çdo ndërmarrje, ka njerëz që vjedhin. Disa i kryejnë vjedhjet me...

NJË ZË NGA QIELLI

Këto ditët e para të shkollës, dëgjova një mësues që ankohej që i ngjirej zëri, se duke dashur të dëgjohej përmes maskës,...

Recent Comments