Home Mesazhi 1 Miku më i mirë

Miku më i mirë

Shoqëria është një nga bekimet më të mëdha në këtë botë, megjithatë miqtë e vërtetë janë të rrallë. Shumë do jenë miq me ju kur të jeni të pasur, por një mik që do qëndrojë me ju në sëmundje, në varfëri, në vështirësi, është i rrallë. Mbi të gjitha, ka pak miq që kujdesen për shpirtin tënd. Por unë dua t’ju rekomandoj një mik të vërtetë. Ai është një mik që është më i afërt se një vëlla. Ky mik që dua të njihni është Zoti Jezu Krisht. Ju do të jeni vërtet të lumtur nëse ai do të jetë miku juaj më i ngushtë!

Miku i nevojtarëve

Për shkak të mëkatit, ne që të gjithë jemi nevojtarë. Ne i detyrohemi Perëndisë një borxh që s’mund ta paguajmë kurrë. Por Krishti erdhi të paguajë borxhin tonë. Ai nuk ishte i detyruar ta bënte këtë, por e bëri nga dashuria. Kjo është miqësi e vërtetë!

Një mik që vepron

Një mik i sinqertë njihet nga veprat dhe jo nga fjalët. Askush nuk e ka treguar me vepra miqësinë e tij më shumë sesa Krishti. Ndonëse nga natyra ishte Perëndi, ai mori trajtë njerëzore dhe u bë njeri për hatrin tonë. Për ne, ai iu nënshtrua vdekjes së tmerrshme të kryqit. Ai e dinte se asgjë tjetër s’mund të na shpëtonte dhe dashuria e tij ishte aq e madhe, sa erdhi e vdiq për ne. Kush mund të gjejë një njeri të gatshëm të japë jetën për armiqtë e tij? Po, këtë bëri Jezusi. Nuk ka mik tjetër si ai!

Një mik i fuqishëm

Shpesh, miqtë tanë janë të gatshëm të na ndihmojnë por nuk munden. Ata na kuptojnë kur jemi në vështirësi, por nuk kanë aq fuqi sa të na çlirojnë prej problemeve. Por Krishti është i aftë t’i ruajë deri në fund ata që besojnë në të. Ai mund t’u japë forcën për të përballuar të keqen dhe të na ruajë deri në fund. Në këtë jetë ai jep paqe, gëzim, shpresë dhe ngushëllim të brendshëm, të cilat paraja s’mund t’i blejë, dhe pas kësaj jete, një kurorë lavdie. Kjo është një fuqi e vërtetë! Askush nuk ka një mik kaq të fuqishëm si Krishti!

Një mik i mençur

Jo të gjithë miqtë tanë janë të mençur. Ndonëse me qëllim të mirë ata mund të na japin këshilla të gabuara. Disa miq na tërheqin prej rrugës së mirë, dhe na përfshijnë në punëra jo të mira. Por miqësia e Zotit Jezus gjithmonë na sjell të mira, dhe kurrë nuk na lëndon.

Një mik i pathyeshëm

Ndërsa çdo gjë në këtë botë ndryshon, miqësia e Zotit Jezus nuk ndryshon kurrë. Madje dhe burrat ndonjëherë braktisin gratë e tyre, edhe prindërit ndonjëherë braktisin fëmijët e tyre. Por Krishti kurrë nuk ka braktisur ndonjë nga miqtë e tij. Ai është i njëjtë dje, sot e përjetë. Ai thotë, Nuk do të të lë, nuk do të të braktis.

Përfundimi

Së pari, dua që të shqyrtoni seriozisht nëse Krishti është miku juaj, dhe ju jeni miku i Krishtit. Me keqardhje duhet të them se me mijëra njerëz që e quajnë veten të krishterë, nuk janë aspak miqtë e Krishtit. Ata janë të krishterë vetëm në dukje, por nuk janë miqtë e Zotit Jezus. Ata nuk urrejnë mëkatet për të cilat Krishti vdiq për t’i larguar. Ata nuk gjejnë kënaqësi në fjalët e Biblës. Ata nuk flasin përmes lutjes me Mikun e mëkatarëve. Njerëz të tillë nuk janë miq të Krishtit.

Së dyti, dua që të dini se, nëse ju nuk jeni një nga miqtë e Krishtit, jeni një person i varfër. Ju jeni në një botë që po shuhet, në një botë me dhimbje, dhe ju nuk keni asnjë burim ngushëllimi apo strehë në kohë nevoje. Një ditë duhet të gjykoheni, por ju nuk jeni gati të takoni Perëndinë. Mund të ishit, por ju refuzoni të vetmin ndërmjetës që mund t’ju shpëtojë. Ju refuzoni mikun e mëkatarëve. Po jua them përsëri, ju jeni një person i varfër.

Së treti, dua t’ju them se nëse vërtet doni një mik, Krishti është i gatshëm të bëhet miku juaj. Ai po ju fton përmes këtyre fjalëve që po shkruaj. Ai është gati t’ju pranojë dhe t’ju rendisë ndër miqtë e tij, pavarësisht sa të pavlefshëm ndiheni. Ai është i gatshëm t’ju falë për të shkuarën tuaj. Ajo që po pret ai, është që ti të shkosh tek ai me pendim, për të gjitha fajet e tua, e të bëhesh miku i tij. A do të shkosh? M I K U  M Ë  I  M I R Ë

 Së fundi, dua që të dish se, nëse Krishti është Miku yt, duhet të jetosh një jetë të denjë për të. Besimi i vërtetë nuk është thjesht të besosh disa të vërteta abstrakte. Përfshin një jetë me miqësi të ngushtë me një person. Apostulli tha: Për mua të jetuarit është Krishti.

Mbi të gjitha, mendo për mirësinë që ai ka treguar ndaj teje, dhe mëso të gëzohesh çdo ditë në Mikun tënd! Ti mund të sëmuresh, të jesh me probleme të mëdha, miqtë e tjerë mund t’ju braktisin dhe mund të jeni të vetëm në këtë botë. Por nëse ke Krishtin, ti ke një Mik që është i fuqishëm, i dashur, i mençur, i pathyeshëm. Mendo shumë për Mikun tënd!

Previous articleKënga e Emigrantit
Next articleQirinjtë e festës

Most Popular

NUK TË GËNJEN SYRI

S’të gënjen syri, jo Brenda pak sekondash syri thith gjithë ato imazhe. Si të jesh duke ecur në krah...

HALLOWEEN-I SHQIPTAR

Po t’i marrësh për bazë imazhet që përzgjedh media, të krijohet ideja se Halloween-i na qenka festa e horrorit! Edhe pse mbrëmjet...

12 SHENJA KUNDËR HOROSKOPIT

Kur vjen puna te horoskopi, ç’parashikime ka një gazetë nuk e ka tjetra. Të krijon një pikëpyetje apo jo?Shkenca nuk ka...

S’KA HAJDUT NË PARAJSË

Në çdo fshat, në çdo lagje, në çdo pallat, dhe në çdo ndërmarrje, ka njerëz që vjedhin. Disa i kryejnë vjedhjet me...

Recent Comments