HomeMesazhi 3Mesazhi i Pandryshuar

Mesazhi i Pandryshuar

Predikim i lashtë për Pashkën që vjen te ne nga shekulli i dytë

Pasi u vesh me natyrë njerëzore, pasi vuajti për të vuajturin, pasi u varros për të varrosurin1 dhe pasi u ngrit nga të vdekurit, Zoti shpall me zë të lartë:

“Kush do të më kundërvihet? Le të më dalë përpara.

Unë jam ai që çliroi të dënuarin.

Unë jam ai që i dha jetë të vdekurit.

Unë jam ai që ringjalli të varrosurin.

Kush do të debatojë me mua?

Unë, thotë Krishti, jam ai që shkatërroi vdekjen.

Unë jam ai që triumfova mbi armikun dhe, pasi shkela me këmbë Vdekjen dhe lidha të fortin, e kam rrëmbyer njerëzimin duke e ngritur në lartësi të qiejve.

Prandaj, ejani këtu, të gjitha ju familjet e njerëzve, ju të rënduar nga mëkatet, dhe merrni falje për keqbërjet tuaja. Sepse unë jam falja juaj.

Unë jam Pashka që sjell shpëtim.

Jam Qengji që u ther për ju….

Jam jeta juaj.

Jam ringjallja juaj.

Jam drita juaj.

Jam shpëtimi juaj.

Jam Mbreti juaj.

Unë do t’ju ngjis në lartësitë e qiellit.

Do t’ju jap ringjallje….

Do t’ju tregoj Atin Qiellor.

Melito i Sardës vdiq rreth vitit 180. Pra, ishte brezi i dytë i besimtarëve pas apostujve. Ai ishte peshkopi i kishës së Sardës në Azinë e vogël (Turqia e sotme). Ishte një ndër të krishterët më të shquar në krishterimin e hershëm. Melitoja ishte hebre. Ai dha një predikim për Pashkën, prej së cilit kemi marrë vetëm pjesën që po lexoni ju.

1 Pra, për njeriun.

Most Popular

Recent Comments