Home Jehona 22 MEDITIM Gara

MEDITIM Gara

“A nuk e dini se ata që vrapojnë në stadium, vërtet vrapojnë të gjithë, por vetëm një e fiton çmimin? Vraponi në mënyrë që ta merrni. Dhe kushdo që merr pjesë në garë i nënshtrohet një disipline të rreptë; dhe ata e bëjnë këtë për të marrë një kurorë që prishet, kurse ne për një kurorë që nuk prishet” Shën Pali.

Çdo katër vjet, ndodh një ngjarje që pushton vëmendjen e gjithë botës Lojrat Olimpike. Në lojërat Olimpike në kohën e Palit, njerëzit e dinin se çdo atlet që merrte pjesë në gara duhej të bënte betimin se ishte stërvitur për dhjetë muaj.

Edhe si vjet në Kinë do të shihni rrugën e disiplinës dhe dhimbjes të cilën atletët janë gati ta ndjekin për një medalje ari dhe një orë në lavdërimin e njerëzve. Ju nxis që ndërsa shikoni të mendoni për garën shpirtërore. Mbi të gjitha mendoni këtë: ajo që gara shpirtërore ju ofron është një mijë herë më e vlefshme se i gjithë ari në Pekin.

Çfarë fiton ose humbet në këtë garë?

Përgjigja e kësaj pyetje gjendet te thënie e Palit: “dhe ata e bëjnë këtë për të marrë një kurorë që prishet, kurse ne për një kurorë që nuk prishet”. Pali thotë se ajo që fitonin atletët në lojërat në kohën e tij ishte vetëm një kurorë prej gjethesh që prishet, por në garën shpirtërore çmimi, kurora, “nuk prishet”.

“një kurorë që nuk prishet” “Kurora që nuk prishet” është shpërblimi qiellor. Akoma nuk e kemi fituar. Por besimtari lufton dhe vrapon në kërkim të asaj, që sigurist arrihet me anë të besimit te Perëndia. Besimtari nuk vrapon më kot! Në këtë mënyrë duhet të shikosh jetën.

Ti je këtu për të vrapuar në garën e jetës në mënyrë që të kalosh shiritin e finishit me sukses dhe të marrësh çmimin. Nëse disa dëshira të pengojnë në këtë qëllim duhet të heqësh dorë prej tyre. Për ty qëllimi i madh duhet të jetë çmimi: “Vraponi në mënyrë që ta merrni”. Herët a vonë secili prej nesh duhet të bëjë pyetjen: “Gjithsesi, për çfarë ndodhem këtu?

Përse u shfaqa në këtë skenë, në këtë pjesë të botës, në këtë pjesë të historisë?” dhe sigurisht, përgjigjja nga Bibla është, Perëndia të krijoi ty. Ai të skicoi me të gjitha aftësitë e veçanta që ke, me talentet dhe dhuntitë që të ka dhënë në mënyrë që ti të jesh i dobishëm dhe ta kënaqësh atë.

Një ditë i gjithë universi do të përulet para Zotit. Të gjithë njerëzit do të dalin para fronit të Perëndisë dhe do të mendojnë për atë që kanë kaluar në jetë: “Çfarë bëra për lavdi të Perëndisë?” Pikërisht kjo gjë do të ketë vlerë në atë kohë.

E gjithë vetëkënaqësia, të gjitha ato zgjedhje që të sollen në rrugën e gabuar do të shihen me turp. Vrapimi i jetës së besimtarit është vrapim për jetë të përjetshme. Vrapimi ynë, me gjithë dhimbjen e vet, është provë se Krishti është i gjallë dhe i vërtetë në zemrat tona.

Bibla shprehet kështu: Le të rendim me durim në udhën që është përpara nesh duke i drejtuar sytë te Jezusi, kreu dhe plotësonjësi i besimit.** Gj.K Bibla – *1Kor. 9:24-25, **Hebrenjve 12:2-3

Most Popular

HALLOWEEN-I SHQIPTAR

Po t’i marrësh për bazë imazhet që përzgjedh media, të krijohet ideja se Halloween-i na qenka festa e horrorit! Edhe pse mbrëmjet...

12 SHENJA KUNDËR HOROSKOPIT

Kur vjen puna te horoskopi, ç’parashikime ka një gazetë nuk e ka tjetra. Të krijon një pikëpyetje apo jo?Shkenca nuk ka...

S’KA HAJDUT NË PARAJSË

Në çdo fshat, në çdo lagje, në çdo pallat, dhe në çdo ndërmarrje, ka njerëz që vjedhin. Disa i kryejnë vjedhjet me...

NJË ZË NGA QIELLI

Këto ditët e para të shkollës, dëgjova një mësues që ankohej që i ngjirej zëri, se duke dashur të dëgjohej përmes maskës,...

Recent Comments