Home Mesazhi 4 Mbarësi për Vitin e Ri!

Mbarësi për Vitin e Ri!

NJË FILLIM I MBARË

Çfarë do të bësh që të sigurosh që ky vit të ketë një fillim të mirë? Edhe psë Viti i Ri nënkupton shumë gjëra për njerëz të ndryshëm, pothuaj të gjithë shpenzojnë duke dashur ta nisin vitin me gëzim dhe lumturi. Ndërkohë të gjitha shpenzimet nuk mund të sigurojnë që ky vit të ketë vërtetë mbarësi nëse nuk dimë të jemi mirënjohës, të falim edhe të ecim me besim.

Viti i Ri është një kohë e mirë për të kujtuar gjërat e mira të vitit të kaluar. Është një rast i mirë edhe për të falenderuar ata që janë treguar zemërmirë ndaj nesh ose që kanë bërë ndonjë të mirë për ne. Ka disa njerëz të cilët nuk dinë të thonë “Faleminderit”, por mirënjohja është një nga çelësat e lumturisë. Disa njerëz kalojnë nga viti në vit duke mbledhur urrejtje dhe hidhërim kundër të tjerëve.

Ndërkohë, gjykimi i takon Perëndisë jo neve. Prandaj Viti i Ri është një kohë e mirë për të falur të tjerët dhe për t’i kërkuar Zotit të na falë neve. Përndryshe si mund të kemi mbarësi? Shumë njerëz marrin vendime për të ndryshuar jetën e tyre në kohën e Vitit të Ri. Eksperienca na tregon që nuk kemi shumë fuqi për të ndryshuar veten – e sidomos që të përmirësohemi! Disa thonë që të mungon vullneti.

Në fakt të gjithë njerëzve u mungon vullneti për të mbajtur vendimet e marra, përveç atyre më të thjeshtave. Vetëm nëpërmjet besimit ne mund të gjejmë fuqinë për të ecur përpara. Cili është burimi i forcës, shëndetit dhe urtësisë? Sigurisht që të gjitha këto burojnë vetëm prej Perëndisë që na e fal jetën dhe mbarësinë.

Most Popular

NUK TË GËNJEN SYRI

S’të gënjen syri, jo Brenda pak sekondash syri thith gjithë ato imazhe. Si të jesh duke ecur në krah...

HALLOWEEN-I SHQIPTAR

Po t’i marrësh për bazë imazhet që përzgjedh media, të krijohet ideja se Halloween-i na qenka festa e horrorit! Edhe pse mbrëmjet...

12 SHENJA KUNDËR HOROSKOPIT

Kur vjen puna te horoskopi, ç’parashikime ka një gazetë nuk e ka tjetra. Të krijon një pikëpyetje apo jo?Shkenca nuk ka...

S’KA HAJDUT NË PARAJSË

Në çdo fshat, në çdo lagje, në çdo pallat, dhe në çdo ndërmarrje, ka njerëz që vjedhin. Disa i kryejnë vjedhjet me...

Recent Comments