Home Mesazhi 2 Lutje për Vitin e Ri

Lutje për Vitin e Ri

lutjaevititteri O Zot, jepna një vit të ri. Viti që sapo shkoi ka qenë i vështirë për disa nga ne. Ka patur probleme që nuk i kemi përballuar aq mirë. Jepna një ndriçim më të mirë shpirtëror që të na ndihmojë t’u bëjmë ballë sfidave që do të vijnë gjatë Vitit të Ri.

O Zot, jepna një vit të ri. Jepna një vit të mbushur me mundësi të reja. Ndihmona të mbahemi fort pas gjërave të vjetra por të vyera si dhe të shkëputemi prej gjërave të vjetra që tashmë e kanë përmbushur qëllimin e tyre apo që thjeshtë nuk kanë vlerë.

O Zot, jepna një vit të ri. Jepna një vit që nuk kontrollohet nga frika por një vit të mbushur me dashuri. Dashuri për njëri-tjetrin. Dashuri për ata që kanë nevojë për ne.

O Zot, jepna një vit të ri. Ndihmona këtë Vit të Ri të ecim me Ty dhe të mos ecim në rrugë të gabuara. Ndihmona të shohim përpara. Ndihmona të ecim përpara me besim dhe kurajë, me përulësi dhe mirësi.

Most Popular

NUK TË GËNJEN SYRI

S’të gënjen syri, jo Brenda pak sekondash syri thith gjithë ato imazhe. Si të jesh duke ecur në krah...

HALLOWEEN-I SHQIPTAR

Po t’i marrësh për bazë imazhet që përzgjedh media, të krijohet ideja se Halloween-i na qenka festa e horrorit! Edhe pse mbrëmjet...

12 SHENJA KUNDËR HOROSKOPIT

Kur vjen puna te horoskopi, ç’parashikime ka një gazetë nuk e ka tjetra. Të krijon një pikëpyetje apo jo?Shkenca nuk ka...

S’KA HAJDUT NË PARAJSË

Në çdo fshat, në çdo lagje, në çdo pallat, dhe në çdo ndërmarrje, ka njerëz që vjedhin. Disa i kryejnë vjedhjet me...

Recent Comments