Kush është i krishterë?
Ai që është pagëzuar apo ai që është larguar nga mëkati?
Kush është i krishterë?
Ai që mban një kryq në qafë apo ai që e kupton përse vdiq Krishti?
Kush është i krishterë?
Ai që beson me fjalë apo ai që beson me vepra gjithashtu?
Kush është i krishterë?
Ai që shkon në kishë për festat apo ai që i lutet Jezus Krishtit çdo ditë?
Kush është i krishterë?
Ai që agjëron apo ai që ndihmon të varfërin?
Kush është i krishterë?
Ai që ka një emër të krishterë apo ai që ka një zemër të krishterë?
Kush është i krishterë?
Ai që mburret për fenë e tij apo ai që mburr Shpëtimtarin e tij?
Kush është i krishterë?
Ai që i ul të tjerët apo ai që përulet para Zotit?
Kush është i krishterë?
Ai që beson se Krishti vdiq apo ai që beson se Krishti u ringjall përsëri?
A je ti i krishter?