Home Jehona 32 Kuptimi i Krishtlindjes

Kuptimi i Krishtlindjes

Jezusi erdhi të shpengoj ata që ishin të zënë robër.

“Biri i njeriut nuk erdhi që t’i shërbejnë, por për të shërbyer dhe për të dhënë jetën e tij si çmim për shpengimin e shumë vetave.”1

Arsyeja përse duhet të na shpengonte është sepse ne u shitëm në mëkat duke u shkëputur nga i vetmi dhe nga i shenjti Zot. Kur Jezusi dha jetën e tij për të paguar borxhin tonë, padron-shtypësit tanë, që janë mëkati, vdekja dhe djalli, u detyruan të heqin dorë nga pretendimi që ne i takojmë atyre. Bibla rrëfen: “Kur u mbush koha, Perëndia dërgoi Birin e tij, të lindur prej gruaje, të nënshtruar ligjit, që të shpengonte ata që ishin nën ligj, që ne të fitojmë birërinë”.2

Me fjalë të tjera, Krishti u bë njeri, që ai të vdiste në vendin tonë për të na çliruar ne nga fuqia e vdekjes. Kjo është domëthënia e krishtlindjes.

Jezusi erdhi për të thirrur mëkatarët

Jezusi tha: “Nuk janë të shëndoshët ata që kanë nevojë për mjek, por të sëmurët. Unë nuk erdha t’i thërres të pendohen të drejtit, por mëkatarët”.3

Jezusi erdhi për të thirrur mëkatarët të kthehen. Duhej paguar çmimi i mëkatit fillimisht, dhe pastaj mund të thirren të humburit. Jezusi erdhi për të bërë të dyja këto gjera. Ai nuk e la në dorën e tjetrit këtë punë, por ai e bëri vet. Edhe sot ai po thërret nëpërmjet fjalës së tij. Ky është kuptimi i krishtlindjes për ne. Ai erdhi të thërasë të humburit.

Jezusi erdhi për t’u hapur sytë njerë­zve

Jezusi tha: “Unë kam ardhur si drita për botën, që kushdo që beson në mua të mos mbetet në errësirë.”6

Jezusi erdhi për t’i hapur sytë njerëzve që ata të shohin dhe të ecin në dritë. Problemi yt nuk është vetëm që je i shitur në mëkat, dhe që ke nevojë për shpengim, por që ke një difekt në mënyrën sesi e shikon krejt jetën. Moralisht dhe shpirtërisht je i verbër. Prandaj erdhi Jezus Krishti: të hapi sytë të vërbërit. Edhe ky është kuptimin i krishtlindjës.

Jezusi erdhi për të shpëtuar njeriun nga dënimi i fundit

“Perëndia nuk e dërgoi Birin e vet në botë që ta dënojë botën, por që bota të shpëtohet prej tij. Ai që beson në të nuk dënohet, por ai që nuk beson tashmë është dënuar, sepse nuk ka besuar në emrin e Birit të vetëmlindur të Perëndisë.”7

Zoti dërgoi Birin e tij të na shpëtoj nga zemërimi i tij i drejtë. Nevoja jonë për shpëtim nënkupton që egziston rrezik. Nga një anë rreziku është vdekja dhe djalli. Por rreziku më i madh është dënimi i Perëndisë. Nëse Zoti është me ne, kush mund të na shkatërroj? Por nëse Zoti është kundër nesh, kush mund të na shpëtoj? Krishtlindje, ardhja e Jezusit, është mënyra sesi Zoti vihet në anën tonë – nëqoftëse ne besojmë.

Jezusi erdhi për të na thënë jetë

“Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindur, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme”.8

Disa miq të mi kishin fëmijën shumë të sëmurë. Unë po qendroja bashkë me ta në spital kur fëmija dha shpirt. Nëna po e mbante në krahë trupin e fëmijës së saj. E përlotur ajo tha: “Por si e përballojnë këtë dhimbje ata që s’kanë shpresë?”. Shpresa për të cilën ajo bënte fjalë, sigurisht është jeta në qiell. Dhe kjo jetë është dhurata e Perëndisë nëpërmjet Jezus Krishtit. Ky është mesazhi i krishtlindjes.

Referencat biblike: 1.Marku 10:45, 2.Galatasit 4:4–5, 3.Hebrenjtë 2:14, 4.Luka 5:31–32, 5. Gjoni 9:39, 6. Gjoni 12:46, 7. Gjoni 3:17–18, 8. Gjoni 3:16

Most Popular

HALLOWEEN-I SHQIPTAR

Po t’i marrësh për bazë imazhet që përzgjedh media, të krijohet ideja se Halloween-i na qenka festa e horrorit! Edhe pse mbrëmjet...

12 SHENJA KUNDËR HOROSKOPIT

Kur vjen puna te horoskopi, ç’parashikime ka një gazetë nuk e ka tjetra. Të krijon një pikëpyetje apo jo?Shkenca nuk ka...

S’KA HAJDUT NË PARAJSË

Në çdo fshat, në çdo lagje, në çdo pallat, dhe në çdo ndërmarrje, ka njerëz që vjedhin. Disa i kryejnë vjedhjet me...

NJË ZË NGA QIELLI

Këto ditët e para të shkollës, dëgjova një mësues që ankohej që i ngjirej zëri, se duke dashur të dëgjohej përmes maskës,...

Recent Comments