HomeJehona 21Kryqi i Rembrantit

Kryqi i Rembrantit

Tre kryqet është një pikturë e famshme e Rembrantit. Ata që e shohin përqendrohen fillimisht te kryqi në qendër ku vdiq Krishti. Pastaj shohin turmën e mbledhur rreth kryqit.

Atyre u bëjnë shumë përshtypje veprimet dhe shprehjet e ndryshme në fytyrë të njerëzve të përfshirë në krimin e tmerrshëm të kryqëzimit të Birit të Perëndisë.

Në anë të pikturës është një figurë tjetër, pothuajse e fshehur në hije. Kritikët e artit thonë se kjo është një paraqitje e vetë Rembrantit, sepse ai e kuptoi që me mëkatet e tij edhe ai bëri që Jezusi të gozhdohej në kryq.

Previous articleVezët e kuqe
Next articleFitorja e Pashkës

Most Popular

Recent Comments