Home Mesazhi 3 Kometa BA14: OGUR I ZI?

Kometa BA14: OGUR I ZI?

cometaNë datën 22 mars do të kalojë kometa P/2016 BA14 në afërsi të tokës. Kjo konsiderohet një ngjarje e veçantë, për faktin se nuk është parë të kalojë një kometë kaq pranë botës sonë nga askush që është gjallë deri më sot.

Madje hera e fundit qe ka kaluar një kometë kaq afër me tokën, ka qënë në vitin 1770, pothuajse para 250 vjetësh. Historikisht, kometat janë konsideruar si shenja qiellore që lajmërojnë ngjarje të rëndësishme në tokë. A është kjo kometë një shenjë e tillë për ne?

A është kjo kometë një shenjë për ne?

Në kohët e lashta, Romakët menduan se shfaqja e një komete ishte lajmëruesja e luftës së përgjakshme midis Çezarit dhe Pompejt. Në rastin e një komete tjetër, ajo u interpretua nga Romakët si shenja e vdekjes së Çezarit. Interpretime të këtij lloj kanë vazhduar edhe në kohët e mëvonshme.

Në Angli, shfaqja e kometës në vitin 1665 u pasua nga epidemia që u quajt “Mortaja e Zezë”, një katastrofë që fshihu jetën e njëqind mijë njerëzve në qytetin e Londrës. Shfaqja e një komete në vitin 1835 është fajësuar për rënien e zjarrit të madh që shkatërroi një pjesë të mirë të Nju Jorkut.

Në fakt, kometat janë komentuar si shenja pararendëse për një sërë luftërash, përmbytjesh dhe tragjedish në botë. Por njëkohesisht, ka patur persona që kanë ditur të manipulojnë besimin e njerëzve lidhur me të tilla shenja, siç ishte rasti i Napoleon Bonapartit në Francë. Bonaparti, në realitet një uzurpues, i duhej të legjitimonte pushtetin e tij.

Një nga mënyrat që ai përdori ishte të vinte në dukje që lindja e tij përkonte me shfaqjen e një komete. Bëhet fjalë për kometën që mban emrin Kometa e Madhe e 1769-ës. Bonaparti kishte lindur në 15 gusht të po atij viti. Duke ditur që legjendat flasin për kometat si simbole të lindjeve të udhëheqësve të mëdhenj, ai e shfrytëzoi këtë ngjarje pikërisht si një fenomen mbështetës për fronin e tij.

Kundërshtarët e Bonapartit nuk qëndruan të heshtur. Ata u treguan të shpejtë të vinin në dukje ngjyrën e kometës: ajo ishte e kuqe, një shenjë e sigurtë, sipas tyre, e gjakderdhjes së madhe që do të shoqëronte pushtetin e Napoleonit.

Shpjegim shkencor

Duke lënë mënjanë hamendësimet, çfarë na tregon shkenca për kometat? Dihet që Johannes Kepler-i (1571– 1630) formuloi ligjet e lëvizjes së planetëve. Ai e hodhi poshtë idenë se yjet e drejtojnë fatin e njerëzve në librin e tij botuar në vitin 1601.

Duke bërë ndarjen midis supersticionit dhe besimit të tij të krishterë, Kepleri tregoi se qëllimi i kometave, bashkë me të gjitha yjet, është të shfaqin inteligjencën dhe urtësinë e krijuesit. Sipas Biblës, “Perëndia tha: “Të ketë ndriçues në kupën qiellore për të ndarë ditën nga nata; dhe të shërbejnë si shenja, për të dalluar stinët, ditët dhe vitet.”

Në librin e tij “Harmonia e Planetë- ve”, Kepleri tha: “Zoti ynë është i madh dhe urtësia e tij nuk ka fund.” Ai shkruan gjithashtu që: “Ne shikojmë që Zoti, si një arkitekt i mirë, u mor me themelimin e botës me anë të rregullit.” Pastaj Isak Njutoni (1643–1727) i kon-sideruar si një nga shkencëtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave zhvilloi ligjet e gravitetit.

Njutoni bashkë me mikun e tij, Edmond Halley (1656– 1742) i përdorën këto ligje për të dhënë shpjegimin e saktë lidhur me kometat, që ato janë trupa qiellorë që ndjekin rrugë të parashikueshme. Sipas këtyre shkencatarëve të krishterë, kometa BA14 është më së pari, jo një shenjë për ndonjë ngjarje këtu në tokë, por një shenjë nga qielli për lavdinë e Zotit që krijoi të gjithë universin.

Në vitin 1908, toka është goditur nga një objekt afër lumit Tunguska në Siberinë lindore që shkaktoi një shpërthim të jashtëzakonshëm. Rreth 80 million pemë u rrëzuan nga ky shpërthim që goditi një sipërfaqje të tokës prej 2000 kilometra katrorë. Mendohet se shkaku i shpërthimit ka qenë një trup qiellor.

Janë kryer shumë studime mbi këtë ngjarje, por për shkak të izolimit të zonës në fjalë, të gjitha studimet janë kryer me vonesë në kohë dhe nuk është arritur ndonjëherë një konsensus për ta shpjeguar plotësisht. Ndonëse qarkullojnë disa ide imagjinare për një UFO, studimet e mbetjeve në tokë tregojnë se bëhet fjalë për një kometë ose meteor që ka shpërthyer në lartësinë e atmosferës, të paktën 5 km mbi nivelin e tokës.

Duke qenë se zona Tunguska është me popullsi shumë të pakët, nuk u raportuan humbje në jetë njerëzish. Sigurisht, sikur shpërthimi të kishte ndodhur në një zonë të popullluar ai do të kishte shkakuar shumë viktima. Shpërthimi i Tunguskës ka lënë gjurmë në fantazinë e shkrimtarëve dhe regjisorëve të shumtë që kanë prodhuar një serë librash dhe filmash që imagjinojnë se çfarë do të ndodhë, nëse toka goditet nga një super kometë, siç janë:

Meteor (1979),

Deep Impact (1998),

Armageddon (1998),

dhe romani Artur Klark-ut 2061: “Odiseja e tretë”.

Ka edhe një anë serioze. Astronomët dhe agjencitë hapësinore janë angazhuar më të vërtetë të hartojnë lëvizjen e të gjitha kometave të mëdha, me qëllim parandalimin në rast se ndonjë prej tyre rrezikon tokën. Ekzistenca e një rreziku të tillë u forcua para pak vitesh, kur ra një meteor relativisht i vogël në zonën e Uraleve të Rusisë.

Një seri shpërthimesh në qiell ngjalli panik dhe frikë në disa qytete. Mediat raportuan se shpërthimi shkaktoi dëme të mëdha, dritaret u thyen dhe celularët nuk punuan më. Çatia e një fabrike u shemb e tëra. Numri i të plagosurve arriti në 1200 persona. Videot amatore tregojnë rënien e meteorit nëpër qiellin e rajonit të Chelyabinsk-it. Akademia shkencore ruse tha se meteori peshonte 10 tonë dhe kishte shpërthyer afro 20 km, larg tokës.

Nuk do ketë spektakël

Kometat që kanë lënë përshtypje të Kometa BA14: OGUR I ZI? forta te njerëzit janë pikërisht ato që kanë qenë vizualisht shumë të dukshme nga toka. Për fat të keq BA14, edhe pse është një kometë që do të na kalojë shumë afër, nuk pritet të jetë shumë e dukshme.

Kjo vjen për shkak të pozicionit të saj jo favorizues në lidhje me dritën e diellit që do ta zbehë kometën. Me fjalë të tjera, nuk do të ketë spektakël!

Si ndryshon një kometë nga një meteor?

Kometat janë si topa akulli që rrotullohen rreth diellit dhe shpeshherë lëshojnë një bisht nga mbrapa. Zakonisht ato janë disa kilometra të gjera. Kometa më e famshme “Halley” është rreth 10 km i gjerë, ndërsa Hale-Bopp, e parë në vitin 1997, është rreth 40 km e gjerë, që do të thotë se është një nga më të mëdhajat që kemi vëzhguar.

Në krahasim me të, një meteor është shumë më i vogël, një copë guri që digjet, kur hyn në atmosferën tokësore duke shkaktuar një shkendijë drite të dukshme në qiell.

“Lavderoje o qiell, Lavdëroje ti diell, hënë dhe planet, dhe çdo shqisë le të përdoret për të kuptuar, dhe çdo gjuhë le të shpallë nderin dhe lavdinë e krijuesit”

Johanes Kepler-i, te Harmonia e Planeteve.

“Ky sistem i mrekullueshëm: dielli, planetet dhe kometat, mund të ketë dalë vetëm nga urtësia e një qënieje inteligjente dhe të fuqishme. Ky qeveris gjithçka dhe për këtë arsye quhet Zoti Perëndi”

Isak Njuton-i, te Principia

Most Popular

NUK TË GËNJEN SYRI

S’të gënjen syri, jo Brenda pak sekondash syri thith gjithë ato imazhe. Si të jesh duke ecur në krah...

HALLOWEEN-I SHQIPTAR

Po t’i marrësh për bazë imazhet që përzgjedh media, të krijohet ideja se Halloween-i na qenka festa e horrorit! Edhe pse mbrëmjet...

12 SHENJA KUNDËR HOROSKOPIT

Kur vjen puna te horoskopi, ç’parashikime ka një gazetë nuk e ka tjetra. Të krijon një pikëpyetje apo jo?Shkenca nuk ka...

S’KA HAJDUT NË PARAJSË

Në çdo fshat, në çdo lagje, në çdo pallat, dhe në çdo ndërmarrje, ka njerëz që vjedhin. Disa i kryejnë vjedhjet me...

Recent Comments