Home Mesazhi 11 Klopp: Nuk jam Zot

Klopp: Nuk jam Zot

Nën drejtimin e Jurgen Klopp-it, skuadra e Liverpulit ka arritur suksesin e shumë munguar në ligën angleze. E kurozuar skuadra më e mirë në botë, pas fitores së tyre në Ligën e Kampionëve dhe pasi triumfuan në Kupën e Botës për Klube, Liverpuli ka 30 vjet që pret të fitojë Premier Ligën. Panvarësisht kupave të shumta që “të kuqtë” nga Merseyside kanë grumbulluar gjatë këtyre viteve, asgjë nuk i gëzon tifozët e Liverpulit më shumë sesa të shohin ekipin e tyre në krye të Premiership-it. Kjo arritje do t’i siguronte Jurgen Klopp-i një vend nderi në historinë e klubit të famshëm.

Panvarsisht famës, Klopp-i reziston çdo përpjekje të ndjekësve të Liverpul-it për ta kthyer atë në idhull. I pyetur lidhur me respektin e madh që ai gëzon prej dashamirësve të futbollit dhe ndryshe nga një trajner tjetër që u bë i njohur për deklaratën e tij bombastike, “Unë jam i veçanti”, Klopp-i deklaron, “Unë jam një njeri normal”.

Që kur u emëruar trajner i Liverpulit, ndonëse u shpeh optimist që do t’i përvishej punës, për të kontribuar për ringritjen e klubit në nivelet më të larta, Jurgen Klopp ka dashur të theksojë që ai nuk mund të bëjë mrekulli dhe sipas fjalëve të tij, “nuk mund të eci mbi ujë si Jezusi”.

Si ka mundësi që e përballon me humor dhe qetësi presionin e madh që i bëri trajnerët e tjerë të duken shumë të stresuar?

“Unë jam një kristian,” iu përgjigj gazetarit të BBC-ës. “Kjo në vetvete nuk është një problem, por çështja është se unë mendoj që edhe të tjerët mund të kenë sukses gjithashtu, dhe që nuk jam unë qendra e botës. Por, në qoftë se më pyesni për Liverpulin, do doja të festoja një trofe me ta çdo vit!”

Klopp-i sqaron filozofinë e tij të futbolit me këto fjalë: “Futbolli është një lojë, lojtarët duhet të ndiejnë kënaqësi në fushë dhe të mos përfundojnë duke e parë thjesht si punë. Kjo është fryma që sjell te ekipet e mia.”

Futbolli është pasioni i tij, por jo vetëm. Ai pohon se “i vlerësoj njerëzit, i vlerësoj lojtarët dhe tifozët. Më pëlqen të mësoj për tjetrin, dhe më pëlqen të bisedoj me të tjerët për jetën e tyre.”

Me gjithë suksesin e madh, është e qartë që Klopp-i arrin të mbajë këmbët e tij në tokë. Ndofta kjo vjen ngaqë suksesi në futboll nuk është gjëja më e rëndësishme në jetën e tij.

Ungjilli sipas Klopp-it

“Unë besoj në Zotin. Qëllimi im është t’a bëj botën një vend më të mirë, qoftë edhe me anë të futbollit. Për këtë duhet të përpiqemi,” tregon Klopp-i.

“Kur shoh jetën, marr kohë të lirë çdo ditë të reflektoj mbi kuptimin e jetës sime, dhe kujtohem që jam në duar të sigurta. Më vjen keq për njerëzit që nuk kanë këtë ndjenjë, por ndofta ata nuk e kuptojnë, sepse përndryshe do ta kërkonin.”

Dhe i pyetur, cili është personi më i rëndësishëm që ka ardhur në botë, sipas tij?  Klopp-i përgjigjet, “Kjo është pyetje e thjeshtë, Jezus Krishti.- Duke shtuar,- Vjen ky njeri në botë, dhe ka një mision të qartë, por aspak të lehtë për ta kryer. Por në fund të jetës së tij, i mori gjithë mëkatet tona dhe i lejoi ta gozhdonin në kryq… Për mua, kjo është gjëja më e rendësishme që ka ndodhur ndonjëherë, sepse ndryshoi gjithçka.”

Lidhur me këtë vepër të Jezus Krishtit Klopp-i shton, “Për ne ishte plotësisht e pamundur ta bënim. Por tani nuk kemi nevojë ta bëjmë sepse dikush tjetër e bëri për ne. Sa ngushëllim i madh!”

Hapësira për të folur për besimin ndaj Zotit mund të jetë e ngushtë në jetën publike, por Jurgen Klopp-i thotë, “Të jesh një besimtar dhe të mos flasësh për besimin, nuk e di si mund të funksionojë. Nëse dikush më pyet për besimin tim, unë i përgjigjem, edhe pse nuk jam misionar.” Duket që puna e tij, si një ndër trajnerët më të respektuar të futbollit, nuk e ka ndryshuar aspak bindjen e Klopp-it, që fitorja e Jezus Krishtit mbi të keqen që u kurorëzua me ringjalljen e tij, është një arritje e pakrahasueshme.

Most Popular

NUK TË GËNJEN SYRI

S’të gënjen syri, jo Brenda pak sekondash syri thith gjithë ato imazhe. Si të jesh duke ecur në krah...

HALLOWEEN-I SHQIPTAR

Po t’i marrësh për bazë imazhet që përzgjedh media, të krijohet ideja se Halloween-i na qenka festa e horrorit! Edhe pse mbrëmjet...

12 SHENJA KUNDËR HOROSKOPIT

Kur vjen puna te horoskopi, ç’parashikime ka një gazetë nuk e ka tjetra. Të krijon një pikëpyetje apo jo?Shkenca nuk ka...

S’KA HAJDUT NË PARAJSË

Në çdo fshat, në çdo lagje, në çdo pallat, dhe në çdo ndërmarrje, ka njerëz që vjedhin. Disa i kryejnë vjedhjet me...

Recent Comments