Home Jehona 24 Katër kundërshtime ndaj krishtërimit marrin një përgjigje

Katër kundërshtime ndaj krishtërimit marrin një përgjigje

1. Të krishterët janë hipokritë

Një hipokrit është një aktor, një njeri i cili pretendon të jetë diçka që nuk është. Fjalët më të ashpra të Jezusit janë rezervuar për hipokritët. E vërteta është që gjithmonë ka patur dhe gjithmonë do të ketë disa hipokritë në kishë.

Por Zoti nuk na kërkon të ndjekim të tjerë; ai na kërkon ta ndjekim atë. Çështja e vërtetë nuk është nëse ka apo s’ka hipokritë në kishë, por nëse Jezusi është hipokrit. Bibla, Fjala e Perëndisë, e paraqet Jezusin si krejt të përsosur. Dishepujt e Jezusit dëshmuan që Jezusi ishte pa mëkat1 . Madje edhe vetë Jezusi sfidoi të tjerë të vërtetonin që ai kishte mëkatuar ndonjëherë(2) .

2. Të krishterët kanë bërë luftëra

Disa fajësojnë krishtërimin për luftë- rat fetare, si kryqëzatat. Çështja e luftrave është thjesht një pjesë e çështjes së hipokritëve. Besimtarët e ashtuquajtur të cilët nuk kanë praktikuar krishtërimin e vërtetë kanë shkaktuar luftra. Përqëndrimi i kundërshtarit të krishterimit tek luftërat është një ‘ekran tymi’ për t’u fshehur nga çështja e rëndësishme.

Krishtërimi ka mjaft më shumë arritje pozitive sesa ndikime negative. Ai ka qenë vendimtar në themelimin e shumë spitaleve, shkollave, kolegjeve, jetimoreve, agjencive të emergjencës si dhe ato bamirëse. Asnjë fe tjetër në histori nuk mund të krahasohet me të.

3. Krishtërimi është një ‘patericë’

Karl Marksi, autori i Manifestit Komunist, tha: “Feja është opiumi i masave.” Kundërshtarët si Marksi kanë bërë akuzën që feja është e shpikur posaçërisht për njerëzit të cilët janë të paaftë për t’u bërë ballë presioneve të jetës.

Disa jobesimtarë thonë se nuk u duhet ky lloj ngushëllimi emocional, sikur ky fakt të përgënjeshtronte krishtërimin. Njerëz të tillë pretendojnë shpeshherë se janë “më të fortë” sepse janë mjaft guximtarë për t’u përballur me jetën pa paterica.

Por është shumë e gabuar të mendosh që njerëzit jofetarë nuk kanë nevojë për paterica. Skllavëria ndaj drogave, alkoolit, duhanit, parasë, pushtetit, të tjerëve, si dhe pronave materiale tregon që të gjithë njerëzit kanë nevojë për paterica.

Ateizmi – besimi që nuk ka Perëndi – mund të bëhet patericë për ata që janë skllavëruar pas një jetese në kundërshtim me ligjet e Perëndisë. Gjithsecili ka nevojë për ndihmë. Pyetja është se ku do të mbështetesh ti? Krishtërimi të jep atë që nuk ta jep dot kurrë ateizmi ose fetë e tjera: plotësimin shpirtëror, paqen, dhe faljen.

4. Është mendjengushtë të thuash që Jezusi është e vetmja rrugë për tek Perëndia

Jezusi tha që ai ishte e vetmja rrugë për tek Perëndia(3) . Ky pretendim është ose krejt i saktë ose krejt i gabuar. Disa njerëz thonë se janë besimtar, por lënë mënjanë pretendimin e Jezusit se Ai është i vetmi Shpëtimtar. Jezusi tha se

Ai është e vetmja rrugë për tek Perendia sepse vetëm Ai vdiq për mëkatet tona. Prandaj, nëse Jezu Krishti erdhi nga Perëndia, atëherë ne duhet të pranojmë gjithçka që Ai mësoi. Nëse besohet që Jezusi thotë vetëm të vërtetën, atëherë çështja është e shumë e qartë.

Frank Harber 1. 1 Pjetri 2:22; 1 Gjoni 3:5 2. Gjoni 8:46 3. Gjoni 14:6

Most Popular

NUK TË GËNJEN SYRI

S’të gënjen syri, jo Brenda pak sekondash syri thith gjithë ato imazhe. Si të jesh duke ecur në krah...

HALLOWEEN-I SHQIPTAR

Po t’i marrësh për bazë imazhet që përzgjedh media, të krijohet ideja se Halloween-i na qenka festa e horrorit! Edhe pse mbrëmjet...

12 SHENJA KUNDËR HOROSKOPIT

Kur vjen puna te horoskopi, ç’parashikime ka një gazetë nuk e ka tjetra. Të krijon një pikëpyetje apo jo?Shkenca nuk ka...

S’KA HAJDUT NË PARAJSË

Në çdo fshat, në çdo lagje, në çdo pallat, dhe në çdo ndërmarrje, ka njerëz që vjedhin. Disa i kryejnë vjedhjet me...

Recent Comments