Home Mesazhi 6 “Kam frikë se mos më diktojnë”

“Kam frikë se mos më diktojnë”

Letër nga e kaluara –
na shkruan një gjimnaziste Viti 1967.

Jam një nxënëse në shkollën e mesme, “Naim Frashëri”, në Durrës. U bënë disa javë që  organizohen mbledhje nëpër gjithë klasat e shkollës ku flitet kundër “ideologjisë fetare dhe zakoneve prapanike”, siç i quajnë.

E shikoj që kanë të drejtë të flasin kundër disa zakoneve dhe bestynive që s’janë të mira. Por nuk ndalen këtu. Por flasin edhe kundër vetë Zotit. Në shkollën tonë është mobilizuar rinia për të sulmuar kishat dhe xhamitë në qytetin tonë.

Nuk dua të marr pjesë, por si të bëj që të mos përfshihem? Po kritikohen haptas nga mësuesit dhe nga shokët e klasës, ata të rinj që shprehin ndonjë mendim në mbrojtje të besimit ose që dyshohet se janë praktikantë të ndonjë feje.

Fletë-rrufetë nëpër muret e klasave nuk mungojnë. Thonë se të gjithë duhet të jenë aktivë në këtë luftë, asnjëri nuk duhet të rrijë indiferent. Por unë kam frikë. Babai më ka mësuar që Zoti krijoi botën dhe ishte ai që vendosi njeriun në tokë. Por në shkollë na mësojnë ndryshe. Na thonë që s’ka Zot dhe që jeta ka ardhur në tokë vetvetiu.

Por si mund të jetë e vërtetë kjo? A mund të krijohen gjërat vetë? Unë nuk e pranoj. Duhet të ketë një krijues. Unë ndiej që ka një Zot. Por unë kam frikë. Kam frikë se mos më diktojnë…

Most Popular

HALLOWEEN-I SHQIPTAR

Po t’i marrësh për bazë imazhet që përzgjedh media, të krijohet ideja se Halloween-i na qenka festa e horrorit! Edhe pse mbrëmjet...

12 SHENJA KUNDËR HOROSKOPIT

Kur vjen puna te horoskopi, ç’parashikime ka një gazetë nuk e ka tjetra. Të krijon një pikëpyetje apo jo?Shkenca nuk ka...

S’KA HAJDUT NË PARAJSË

Në çdo fshat, në çdo lagje, në çdo pallat, dhe në çdo ndërmarrje, ka njerëz që vjedhin. Disa i kryejnë vjedhjet me...

NJË ZË NGA QIELLI

Këto ditët e para të shkollës, dëgjova një mësues që ankohej që i ngjirej zëri, se duke dashur të dëgjohej përmes maskës,...

Recent Comments