Home Mesazhi 6 “Jam Ateist!”

“Jam Ateist!”

Një student i ri dhe i shkathët më mbërtheu dhe me bindje e me pasion më foli për cështjet e filozofisë dhe të fesë duke  arritur në kulmin e argumentit të tij me deklaratën: ‘Unë jam një ateist!’

E pyeta: “A je i sigurt për këtë që thua?”
-“Jam plotësisht i bindur. E kam menduar mirë. E kam parë nga çdo këndvështrim. Dhe me bindje mund të them se ‘Nuk ka Zot’.”
Dhe biseda vazhdoi kështu:
-“Atëherë a mund të kem nderin të të jap dorën?”
-“Me patjetër mund të më japësh dorën, por s’ke përse e quan nder.”
-“Por është. S’e ke idenë se sa i gëzuar jam. Në qoftë se më jep dorën do ta mbaj mend këtë ditë për gjithë jetën time.”
-“Pse e thua këtë?”
-“Sepse je njeriu më i veçantë dhe më i jashtëzakonshëm që kam takuar ndonjëherë.”
-“Kjo po bëhet qesharake. Unë jam veçse një person i zakonshëm që është i bindur se nuk ka Zot. Pse të duket kjo kaq e jashtëzakonshme?”
-“Përse? Sepse unë kurrë deri sot s’kisha takuar një njeri që të ketë jetuar gjatë gjithë historisë, të ketë shkuar në çdo anë të universit dhe që ka arritur të mësojë të gjitha gjërat që mund të mësojë njeriu. Dhe.…”
-“… Por dale, ende s’ke takuar një të tillë.”
-“Atëherë, më lër të të bëj disa pyetje:
Në qoftë se ti s’ke jetuar gjatë gjithë historisë, a nuk pranon mundësinë që Perëndia t’i jetë
shfaqur njeriut në kohën para se të lindësh ti?

Dhe në qoftë se s’ke shkuar në çdo anë të universit, a nuk thua që është e mundur që Perëndia të ekzistojë, por në një vend që ti s’ke vajtur ende?

Dhe duke qenë se ti pranove që nuk di gjithçka, a nuk thua që mund të ketë prova per ekzistencën e Perëndisë që nuk janë në njohurinë tënde akoma?”

Nga libri A beson Zoti te Ateistët?

Most Popular

HALLOWEEN-I SHQIPTAR

Po t’i marrësh për bazë imazhet që përzgjedh media, të krijohet ideja se Halloween-i na qenka festa e horrorit! Edhe pse mbrëmjet...

12 SHENJA KUNDËR HOROSKOPIT

Kur vjen puna te horoskopi, ç’parashikime ka një gazetë nuk e ka tjetra. Të krijon një pikëpyetje apo jo?Shkenca nuk ka...

S’KA HAJDUT NË PARAJSË

Në çdo fshat, në çdo lagje, në çdo pallat, dhe në çdo ndërmarrje, ka njerëz që vjedhin. Disa i kryejnë vjedhjet me...

NJË ZË NGA QIELLI

Këto ditët e para të shkollës, dëgjova një mësues që ankohej që i ngjirej zëri, se duke dashur të dëgjohej përmes maskës,...

Recent Comments