Home Mesazhi 5 Ish astrologët tregojnë

Ish astrologët tregojnë

Ish astrologu i njohur Charles Stohmer, në librin e tij “Çfarë nuk ju tregon horoskopi juaj”  flet për natyrën e ërrët të horoskopit.

“Përkrahësit e këtyrë praktikave – me dashje apo padashje – janë duke trokitur te dera ku lidhet komunikimi me frymëra mashtruese, në po të njëjtën mënyrë që fallxhorja punon me topin e kristaltë. Katerina1 , që punoi për 12 vjet si astrologe profesioniste, rrëfen:

“Edhe në atë kohë që unë po praktikoja këtë zanat, isha e bindur që të dhënat astrologjike nuk buronin nga mendja ime por vinin nga frymëra të tjera.”

”Përfshirja ime filloi kur rashë në kontakt me të ashtuquajturën astrologjia shkencore. Kjo ishte dera me anë të të cilit u futa në botën e okultismit dhe magjisë. Astrologjia shkencore paraqet një imazh sikur ajo është diçka serioze, dhe jo si praktika të tjera bestytnore.

Por, në realitet ajo është një derë për të komunikuar me një botë frymërore me rrezik.” “Të gjithë astrologët të sukseshëm që kam njohur, pranonin se fuqia e tyre vinte nga një frymë tjetër me të cilën ata komunikonin. Këto frymëra i quajnë “fryma udhërrëfyes” ose “mjeshtra kozmikë”, por Bibla i quan ato frymëra të këqija, apo demonë.

Nga momenti që astrologu mbështetet në një nga këto frymëra ai prihet drejt nënshtrimit ndaj atij. Kjo është skllavëria më e keqe. Për Marsi Montenegron, rruga e saj drejt astrologjisë filloi kur ishte studente. Ajo takoi njerëz nga fe të ndryshme dhe u bë kurioze të mësonte më shumë. “Që nga ai moment, unë nisa një udhëtim frymëror,” – tregon Marsi.

Ajo filloi të eksperimentojë ne fetë mistike dhe në fund u përqendrua te astrologjia. Miqtë filluan t’i kërkonin këshilla nga yjet dhe në fund ajo u bë astrologe. “M’u duk se kjo ishte thirrja ime në jetë” – thotë Marsi. Për tetë vjet ajo praktikoi zanatin e astrologes, madje jepte mësime mbi astrologjinë.

Ndryshimi

Vajtja në një kishë ungjillore ishte gjëja e fundit që ajo kishte ndërmend. “Unë isha shumë kundër besimit të krishterë dhe atyre që besoni te Krishti” – thotë Marsi. “Mëgjithatë, për një kohë të gjatë diçka përbrenda më shtynte të shkoja në kishë.

Për të hequr qafe fiksimin, mora pjesë në një shërbesë kishe, duke u ulur në rreshtin e fundit. Papritur përjetova një ndjenjë shumë të fortë, që Perëndia më donte. E dija që këtë ndjenjë nuk po e krijoja unë”.

Pas kësaj eksperience, Marsi filloi të lexonte Biblën. Kur arriti pjesën e ungjllit ku përshkruhet historia e dishepujve që hipën në një varkë e cila u zu nga një stuhi dhe se si Jezusi urdhëron erën dhe detin të qetësohen, Marsi nuk shkëputej dot nga pasazhi. E lexonte dhe e rilexonte.

“Ndërsa e lexoja, ishte tamam sikur një mjegull u hoq nga sytë e mi dhe e pashë se kush është Jezus Krishti për herë të parë në jetën time” – tregon Marsi. Menjëherë pas kësaj ajo kuptoi përse Jezusi duhet të vdiste.

“Jeta ime u kthye te Krishti që në atë moment,” – thotë Marsi. “Unë e dija që kisha ndryshuar krejtësisht dhe nisa jetën e re.” Duke qënë se Marsi ishte astrologe profesioniste, ndryshimi ishte vërtetë i madh: “Mendoja se isha njeriu i fundit që do bëhej besimtar,” rrëfen Marsi.

1.emri i plotë Karen Winterburn

Previous articleHOROSKOPI JUAJ
Next articleRreziku i astrologjisë

Most Popular

HALLOWEEN-I SHQIPTAR

Po t’i marrësh për bazë imazhet që përzgjedh media, të krijohet ideja se Halloween-i na qenka festa e horrorit! Edhe pse mbrëmjet...

12 SHENJA KUNDËR HOROSKOPIT

Kur vjen puna te horoskopi, ç’parashikime ka një gazetë nuk e ka tjetra. Të krijon një pikëpyetje apo jo?Shkenca nuk ka...

S’KA HAJDUT NË PARAJSË

Në çdo fshat, në çdo lagje, në çdo pallat, dhe në çdo ndërmarrje, ka njerëz që vjedhin. Disa i kryejnë vjedhjet me...

NJË ZË NGA QIELLI

Këto ditët e para të shkollës, dëgjova një mësues që ankohej që i ngjirej zëri, se duke dashur të dëgjohej përmes maskës,...

Recent Comments