Home Jehona 32 Historia e Kenges: “Qytet i vogël Betlehem”

Historia e Kenges: “Qytet i vogël Betlehem”

O Little Town of Bethlehem! Ky është titulli origjinal i një prej këngëve më të njohura të krishtlindjes, përkthimi i së cilës në shqip është kënduar për shumë vjet nga besimtarë shqiptarë. Filip Bruks (Phillip Brooks, 1835-1903) shkruajti fjalët e “Qyteti i vogël Betlehem” në 1868, pasi ndoqi një pelegrinazh në tokën e shenjtë të Izraelit.

Ishte një vështrim mbi Betlehemin, që e frymëzoi dhe u bë shkak që Filipi të shkruante këtë poemë. Betlehemi është qyteti i vogël ku lindi Jezusi. Filip Bruks ishte rektori i kishës Holy Trinity (Kisha e Trinitetit të Shenjtë) në Filadelfi dhe kishte kaluar kohë duke udhëtuar nëpër Evropë dhe në Lindjen e mesme.

“Pas një darke të herët ne morëm kuajt dhe shkuam në Betlehem”, – kështu e përshkruan vet ai udhëtimin e tij, “Kishte rreth dy orë që ne kishim arritur në qytet, dhe ishim vendosur në një kodrinë lindore të disa maleve, rrethuar nga kopshte të shkallëzuara. Para se të errësohej, morëm kuajt dhe shkuam jashtë qytetit te fusha ku thuhet se barinjtë panë yllin.

Një pjesë e vendit është e rrethuar, me një shpellë brenda saj… dhe ne kalëruam në disa fusha ku barinjtë që panë engjëjt mund të kenë qenë. Pasi kaluam aty, barinjtë ishin akoma duke ruajtur tufat e tyre, duke i drejtuar për në stan, si në kohët e hershme.” Pasi Brooks-i u kthye në Amerikë ai duhet të ketë menduar në shtëpi mbi ato që ai kishte parë dhe kështu që kënga e krishtlindjes mori formë në mendjën e tij.

Mirëpo, vjersha e bukur e Filipit nuk do gjente popullaritet kaq të madh po të mos kishte krijuar Luis Redner një muzikë shumë të goditur. Muzikanti i kishës, Luis Redner, shkruajti: “Me afrimin e krishtlindjes, Filip Bruks më tha që kishte shkruajtur një këngë për krishtlindjen dhe më kërkoi të kompozoja muzikën e këngës sa më shpejt. Kështu që ajo muzikë e thjeshtë u shkruajt me nxitim sepse ne do t’a praktikonim atë të diel në kishë.

Filipi erdhi të premten dhe më tha: “A e ke bërë gati muzikën?” I premtova se do t’ia bëja gati të nesërmen. Të shtunën në darkë, nuk e kisha fare të qartë në mendjen time melodinë. Më shumë po vrisja mendjen për mësimin e shkollës së kishës. Por në mes natë më doli gjumi dhe m’u duk sikur dëgjova një tingull prej engjëlli dukë përshpëritur në veshin tim.

Duke rrëmbyer një fletë shënova disa nota muzikore, të cilat i plotësova në mëngjes para se të shkoja në kishë. As z.Bruks, as unë nuk menduam ndonjëherë që kënga e krishtlindjes ose muzika e saj do të mund të jetonin përtej Krisht­lindjes së vitit 1868.”

Qytet i vogël Betlehem

Qytet i vogël Betlehem

Sa shumë i heshtur je.

Yje të qetë ndriçojnë nga qiejt

Mbi ty ndërsa ti fle.

Në rrug’t e tua të errëta

Një dritë e re u gdhi

Se shpresë e gjithë njerëzve

Ka lindur sot tek ti.

 

O yje të mëngjesit

Të këndojmë me ju dhe ne.

Lavdi në qiell Atij që sjell

Pajtim gjithë njerëzve.

U lind nga një virgjëreshë

Këtë natë Zoti vetë

Me çfarë habi këtë çudi

E shihnin engjëjt krejt.

 

Ashtu si erdhe qetas Ti.

Atë natë në Betlehem,

Dhe kjo dhuratë që zbret nga lart

Tek zemrat tona vjen.

Askush nuk e dëgjon atë

Por në këtë botë plot faj

Fajtorët i pranon tani

Që kthehen prapë tek Ti.

 

O djalë i shenjtë o djalë hyjnor,

Zbrit poshtë në vatrën tonë.

Çdo faj dëbo, çdo gjë ndrysho,

Që të rrosh tek ne gjithmonë.

Me gëzim atë lajm dëgjuam

Që engjëjt na kanë sjell.

Na u zbulo tek ne bano

O Zot Emanuel.

Most Popular

HALLOWEEN-I SHQIPTAR

Po t’i marrësh për bazë imazhet që përzgjedh media, të krijohet ideja se Halloween-i na qenka festa e horrorit! Edhe pse mbrëmjet...

12 SHENJA KUNDËR HOROSKOPIT

Kur vjen puna te horoskopi, ç’parashikime ka një gazetë nuk e ka tjetra. Të krijon një pikëpyetje apo jo?Shkenca nuk ka...

S’KA HAJDUT NË PARAJSË

Në çdo fshat, në çdo lagje, në çdo pallat, dhe në çdo ndërmarrje, ka njerëz që vjedhin. Disa i kryejnë vjedhjet me...

NJË ZË NGA QIELLI

Këto ditët e para të shkollës, dëgjova një mësues që ankohej që i ngjirej zëri, se duke dashur të dëgjohej përmes maskës,...

Recent Comments