Home Jehona 34 Himni i Flamurit

Himni i Flamurit

Rreth flamurit të përbashkuar

Me një dëshir’ e një qëllim,

Të gjith’ atij duke iu betuar

Të lidhim besën për shpëtim.

 

Prej lufte veç ai largohet

Që është lindur tradhëtar,

Kush është burrë nuk frikësohet,

Po vdes, po vdes si një dëshmor!

Flamuri

Flamuri përmbledh kujtimet e shkuara të një kombi dhe një gjuhe të pashkruar që mund ta kuptoj syri dhe zemra e cdo njeriu me ndjenja. Cilat janë kujtimet që shfaq, duke valuar, Flamuri ynë?

Nuk janë kujtime goditjesh kundra fqi­një­ve, nuk janë kujtime lakmirash dhe rrëmbimesh: janë kujtime vetembrojtjeje me mundime të pa­lodhura dhe me trimërira të gjata e të forta që kanë lënë gjurma në letersinë e gjithë popujve të qyte­tëruar.

Nga kjo pikëpamje mund të mburremi se Flamuri ynë, sic është një nga më të vjetrit e botës, është dhe një nga më të drejtët”                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                        Faik Konica

Most Popular

NUK TË GËNJEN SYRI

S’të gënjen syri, jo Brenda pak sekondash syri thith gjithë ato imazhe. Si të jesh duke ecur në krah...

HALLOWEEN-I SHQIPTAR

Po t’i marrësh për bazë imazhet që përzgjedh media, të krijohet ideja se Halloween-i na qenka festa e horrorit! Edhe pse mbrëmjet...

12 SHENJA KUNDËR HOROSKOPIT

Kur vjen puna te horoskopi, ç’parashikime ka një gazetë nuk e ka tjetra. Të krijon një pikëpyetje apo jo?Shkenca nuk ka...

S’KA HAJDUT NË PARAJSË

Në çdo fshat, në çdo lagje, në çdo pallat, dhe në çdo ndërmarrje, ka njerëz që vjedhin. Disa i kryejnë vjedhjet me...

Recent Comments