HomeJehona 32Gëzuar Krishtlindjet

Gëzuar Krishtlindjet

Krishtlindja është festa e lindjes së Jezu Krishtit. Kremtohet me 25 dhjetor. Emri i festës vjen nga gjuha latine: “Natale” ose “Natalis Domini”, që do të thotë “Lindja” ose “ Lindja e Zotit”. Prej kësaj rrjedhin të gjitha emërtimet që iu dhanë festës në gjuhët latine.

Ndonëse tradita nuk e ka të qartë datën e saktë të Lindjes së Krishtit, në ndryshim nga Pashkët, Krishtlindja kremtohet në të njëjtën datë: më 25 dhjetor. Duke filluar nga Armenia e duke vazhduar në Afrikë, Mesopotami, Kostandinopojë dhe Europë, Krishtlindja u bë një nga festat më të mëdha e më të bukura botërore.

Nuk është vetëm rastësi që kjo festë përputhet me solsticin dimëror, që dikur ishte festa më e madhe pagane. Kështu kulti i diellit, u zëvendësua me kultin e një drite më të shkëlqyer. Me dritën e atij që zbriti në tokë për të ndriçuar njeriun.

Previous article
Next article

Most Popular

Recent Comments