Home Mesazhi 1 Fjalët e fundit

Fjalët e fundit

Fjalët që thotë një njeri në çastin para se të vdesë, mund të kenë një rëndësi të madhe. Sa më të rëndësishme duhet të jenë fjalët e fundit të Jezus Krishtit? Jezusi foli disa herë ndërsa vuante në kryq. Mendoni për shtatë fjalët e tij të fundit:

Falje nga kryqi

Fjala e parë ishte: “Atë, fali ata sepse nuk e dinë se ç’bëjnë”. Kjo ishte lutja që ofroi Jezusi për faljen e armiqve të tij. Ndoshta ai i ka thënë këto fjalë ndërsa armiqtë e tij po e gozhdonin në kryq. Vini re se lutja e Jezusit nuk ishte që ai vet të merrte falje. Ai nuk u lut “Atë, fale mëkatin tim”. Ai ishte pa mëkat dhe po vdiste për mëktatet tona. Jezusi kishte mësuar që ne duhet të falim armiqtë tanë dhe t’u bëjmë mirë atyre që na përndjekin.

Këtu e shohim të vërë në praktikë atë që mësoi dhe predikoi. Kjo lutje tregon se te Jezusi nuk kishte hidhërim, as mëri dhe as ligësi ndaj armiqve të tij. Ai ishte i interesuar në fakt për shpëtimin e vrasësve të tij. Duhet të bëjmë një pyetje:

A do të thotë kjo lutje se vrasësve të Jezusit, si judenjve ashtu edhe johebrenjve, do t’u faleshin të gjitha mëkatet menjëherë? Përgjigjja është jo. Kjo lutje nuk nënkupton falje të menjëhershme për të gjithë, por nënkupton se Perëndia do të falë mëkatin më të tmerrshëm nëse pendohemi. Miku im, a nuk i ke kushtuar ende vëmendje kësaj fjale të parë të Jezusit nga kryqi? Mëkatet e tua do të falen nëse pendohesh dhe beson se ky që vdiq është Shpëtimtari.

Fjalë shpëtimi

Fjala e dytë iu drejtua keqbërësit që po vdiste në krah të Jezusit i cili u lut: “Jezus më kujto kur të vish në mbretërinë tënde”. Dhe atij iu dha përgjigjja: “Sot ti do të jesh me mua në parajsë”. Kjo fjalë i siguroi shpëtim keqbërësit që u pendua në orët e tij të fundit. Ai tha: “Jezus”, që do të thotë Shpëtimtar, “më kujto mua” ose me fjalë të tjera ki mëshirë për mua.

Çfarë ndodhi? Ai mori nga Jezusi jashtëzakonisht më shumë nga ç’kishte kërkuar dhe imagjinuar. Kjo fjalë e veçantë duhet t’i japë zemër kujtdo që shkon te Jezusi dhe lutet për shpëtim. Më lejoni t’ju siguroj se një njeri i tillë do të kalojë nga sfera e vdekjes, errësirës dhe ferrit në sferën e jetës, paqes dhe gëzimit.

Një fjalë dashurie

Fjala e tretë ishte “Kur Jezusi pa nënën e tij dhe dishepullin që e donte, i tha nënës së tij, ‘Grua, ja biri yt’ dhe dishepullit, ‘Ja nëna jote’. Që nga ajo kohë ky dishepull e mori atë në shtëpinë e tij”. Jezusi e pa Marinë nga kryqi dhe i foli asaj dhe dishepullit të tij, Gjon.

Në këtë fjalë të tretë nga kryqi Jezusi përmbushi urdhërimin e pestë që na thotë “Ndero babanë dhe nënën tënde”. Me anë të kësaj fjale Jezusi siguron jetën e saj. Ai e urdhëron Gjonin, apostullin, të kujdeset për Marinë gjatë gjithë jetës së saj. Shikoni ç’dashuri dhe kujdes tregoi Jezusi edhe pse ishte në kryq.

Kështu lexojmë “Që nga ajo kohë ky dishepull e mori atë në shtëpi”. A jemi ne ata që gjithashtu po kujdesemi për prindërit tanë? A i bindeni urdhërimit të pestë apo ende kërkoni që prindërit të kujdesen për ty? Duhet të mendohemi për këto pyetje ndërsa studiojmë shembullin e Jezusit.

Thirrja e braktisjes

Fjala e katërt ishte “Perëndia im, Perëndia im përse më ke braktisur”. Kjo është thirrja e madhe e braktisjes nga kryqi. Na thuhet se Jezusi e tha këtë me zë të lartë dhe nëse e dini se çfarë do të thotë kryqëzim, nënukuptohet se ai po përjetonte dhimbjen më të madhe, për të bërë një thirrje të tillë.

Çfarë thirri ai? “Perëndi, përse më ke braktisur?” Unë dhe ti mund të mos e vlerësojmë këtë pyetje, por duhet të kuptojmë se Jezusi gëzonte gjithmonë praninë e Perëndisë Atë. Por këtu na thuhet se Jezusi ishte braktisur. Çfarë do të thotë kjo thirrje? Kuptimi i plotë i kësaj thirrjeje të braktisjes duhet të mbetet e mistershme.

Në njëfarë mënyre që ne nuk e kuptojmë, Perëndia e braktisi Jezusin në kryq për tre orë. Përse ndodhi kjo? Bibla thotë “Perëndia e bëri atë që nuk kishte mëkat të ishte mëkat për ne” dhe kjo ndodhi në atë kohë në kryq.

Profeti Isaia thotë: “Zoti kishte hedhur mbi të paudhësitë e të gjithë neve” duke nënkuptuar se ai mbante mëkatin e popullit të tij. Asnjëherë më parë Jezusi nuk kishte përjetuar ndonjë braktisje nga Ati, por tani, në kryq, ai me të vërtetë provoi vdekje për popullin e tij. Ai u shkëput nga Perëndia dhe vuajti ferrin për ne në kryq Por për shkak se u braktis, ne nuk do të braktisemi kurrë.

Ne do të pranohemi, falemi dhe do të pajtohemi nëse besojmë në vdekjen e Krishtit.

Thirrja njerëzore

Jezusi thirri: “Kam etje”. Përse e provoi këtë etje Jezusi? Më lejoni t’ju siguroj se kjo ishte që ne të mos kemi asnjëherë etje. Kjo etje që kishte Jezusi zbulon anën e tij njerëzore. Ai me të vërtetë vuajti.

Bibla thotë se ai është hyjnor, por është gjithashtu njeri. Si njeri ai kishte etje, kishte uri, u lodh, u ankua dhe u shqetësua. Ai qau, fjeti dhe përjetoi dhimbje të fortë. Ai ishte njeri i dhembjeve dhe e njihte hidhërimin.

U krye!

Fjala e gjashtë u shqiptua kur Jezusi doli nga tuneli i braktisjes hyjnore. Ferri i tij mbaroi dhe errësira u largua. Kështu që Jezusi thirri me zë të lartë “U krye!”6 Kjo thirrje, “U krye,” do të thotë se Jezusi e plotësoi veprën e shpengimit. Shpengimi do të thotë të blesh përsëri duke paguar një çmim.

Në Bibël thuhet: “Sepse ju e dini se nuk u shpenguat me gjëra që prishen si ari ose argjendi nga mënyra e kotë e të jetuarit, por me gjakun e çmuar të Krishtit, një qengj pa njollë ose të metë”. Ne jemi shpenguar nga mënyra e kotë e të jetuarit dhe nga skllavëria.

Skllavëria jonë ishte shumëfaqëshe. Ne ishim skllevër të mëkatit, të epshit, skllevër të Satanit, të botës, të veprave të vdekura, të arrogancës dhe të krenarisë. Nuk kishim aspak liri. Por kur Jezusi thirri: “U krye!” nënkuptonte se ai pagoi çmimin për të na shpenguar nga skllavëria.

Nëse Biri na çliron, jemi me të vërtetë të lirë, të lirë nga mëkati, Satani, dhe ligësia. Ato nuk do të na zotërojnë më. A e keni përvetësuar fuqinë e kësaj fjale “U krye”? A keni përjetuar liri nga faji, zemërimi dhe nga robëria? A ka ndonjë mëkat që e bëni herë pas here? Përse nuk shkoni te kryqi dhe të dëgjoni këtë fjalë: “U krye”?

Fjala e fundit

Fjala e shtatë është: “Jezusi thirri me zë të lartë ‘Atë, në duart e tua e dorëzoj frymën time” Jezusi tha: “E dorëzoj frymën time”.

Ai kishte deklaruar më parë: “Ati më do sepse unë e jap jetën time, për ta marrë atë përsëri. Askush nuk ma merr, por unë e jap vet. Unë kam pushtet për ta lënë dhe për ta marrë përsëri”. A nuk tha ai “E dorëzoj frymën time”? ishte një akt i lirë dhe i vullnetshëm.

Ai vdiq që të mund të na shpengonte ne që jemi mëkatarë. Ai vdiq në prehje të qetë dhe hyri në parajsë. Ai shkoi në qiell që të mund të mirëpresë të gjithë ata që i thërrasin atij: “Më shpëto, o Zot!”

1. Luka 23:34, 2. Luka 23:43, 3. Gjoni 19:26-27, 4. Marku 15:34, 5 Gjoni 19:28, 6 Gjoni 19:30, 7 Luka 23:46.

Previous articleDy Pashkë?
Next articleFjala juaj e fundit

Most Popular

NUK TË GËNJEN SYRI

S’të gënjen syri, jo Brenda pak sekondash syri thith gjithë ato imazhe. Si të jesh duke ecur në krah...

HALLOWEEN-I SHQIPTAR

Po t’i marrësh për bazë imazhet që përzgjedh media, të krijohet ideja se Halloween-i na qenka festa e horrorit! Edhe pse mbrëmjet...

12 SHENJA KUNDËR HOROSKOPIT

Kur vjen puna te horoskopi, ç’parashikime ka një gazetë nuk e ka tjetra. Të krijon një pikëpyetje apo jo?Shkenca nuk ka...

S’KA HAJDUT NË PARAJSË

Në çdo fshat, në çdo lagje, në çdo pallat, dhe në çdo ndërmarrje, ka njerëz që vjedhin. Disa i kryejnë vjedhjet me...

Recent Comments