*Ai që përqesh të varfërin fyen atë që e ka krijuar, ai që kënaqet me fatkeqësinë e tjetrit nuk do të mbetet pa u ndëshkuar. 17:5
*Një qortim depërton më thellë te njeriu me mend se sa njëqind goditje te budallai. 17.10
*Mësoji fëmijës rrugën që duhet të ndjekë, dhe ai nuk do të largohet prej saj edhe kur të plaket. 22.6
*Poçja është për argjendin dhe furra për arin, kështu njeriu provohet nga lëvdata që merr. 27.21
*Ka një rrugë që njeriut i duket e drejtë, por në fund ajo të nxjerr në udhët e vdekjes. 16:25
*Buka e nxjerrë me hile është e ëmbël për njeriun, por pastaj goja e tij do të mbushet me zaje. 20.17
Marrë nga Bibla, tek Fjalët e Urta