Home Jehona 32 Feston mbarë bota

Feston mbarë bota

Traditat e krishtlindjes janë pothuajse të ndryshme aq sa edhe vendet që e festojnë këtë festë: Në Meksikë skulpturat të quajtura pinata mbushen me sheqerka e monedha dhe varen në tavan. Pastaj fëmijët me radhë qëllojnë pinatën derisa ajo thyhet duke hedhur mbi dysheme një sërë gjërash. Fëmijët vrapojnë për të mbledhur sa më shumë para që të munden. Shumë finlandezë shkojnë në sauna në prag të krishtlindjes, ukrainasit përgatisin një ushqim prej dymbëdhjetë pjatash.

Fëmija më i vogël i familjes shikon përmes dritares kur të shfaqet ylli i mbrëmjes, një shenjë që festa mund të fillojë. Një anglez i quajtur John Horsley, në shekullin 19, ndihmoi për ta bërë popullore traditën e kartolinave përshëndetëse për krishtlindjen. Ai filloi të prodhonte kartolina të vogla që paraqisnin skena festive dhe një përshëndetje të shkruar për pushimet.

Ndonëse posta elektronike është bërë tashmë pjesë e jetës moderne, miliona kartolina përshëndetëse do të kalojnë përsëri nëpër duart e postierit. Në shtetet e Bashkuara dhe në Angli, në prag të krishtlindjes, fëmijët varin çorape në kokat e krevatit ose pranë oxhakut, me shpresë se do të mbushen me dhurata ndërsa flenë. Në Skandinavi fëmijët, me po këtë mendim, i lënë këpucët e tyre në vatër.

Kjo traditë vjen nga legjendat për Shën Nikolasin. Një legjendë tregon për tre motra të varfëra të cilat nuk mund të martoheshin, sepse nuk kishin para për prikë. Për të mos lejuar që babai i tyre t’i shiste, Shën Niku i la secilës motër dhurata prej monedhash të arta. Njëra prej tyre ra përmes oxhakut dhe u fut në një palë këpucë që ishin lënë në vatër.

Një tjetër hyri në një dritare dhe ra në një palë çorape që ishin varur pranë zjarrit për t’u tharë. Në Francë, Krishtlindja quhet Noel. Kjo vjen nga shprehja franceze, les bonnes nouvelles, që do të thotë “lajmi i mirë”. Italianët e quajnë krishtlindjen Il Natale, me kuptimin “lindja”. Në Australi, pushimet vijnë në mes të verës. Nuk është e pazakontë që në disa pjesë të Australisë temperatura të jetë 38 gradë në ditën e krishtlindjes.

Në Sidni, mijëra familje pregatisin darkën e krishtlindjes dhe e marrin në Plazhin Bondi për piknik. Australianët zbukurojnë shkurret e krishtlindjes, bimë me lule të kuqe të vogla që janë karakteristike në Australi. Skena e një grazhde është zbukurimi kryesor në pjesën më të madhe të kombeve në Europën jugore, Amerikën Qendrore dhe në Amerikën Jugore.

Shën Frensis i Assisit krijoi skenën e parë të lindjes në vitin 1224, për të ndihmuar shpjegimin e lindjes së Jezusit për pasuesit e tij. Siç mund ta kuptoni, traditat e krishtlindjes ndryshojnë nga vendi në vend, por lindja e personit që festohet është e njëjtë: Jezus Krishti, Bir i Perëndisë, Shpëtimtar i botës.

Most Popular

HALLOWEEN-I SHQIPTAR

Po t’i marrësh për bazë imazhet që përzgjedh media, të krijohet ideja se Halloween-i na qenka festa e horrorit! Edhe pse mbrëmjet...

12 SHENJA KUNDËR HOROSKOPIT

Kur vjen puna te horoskopi, ç’parashikime ka një gazetë nuk e ka tjetra. Të krijon një pikëpyetje apo jo?Shkenca nuk ka...

S’KA HAJDUT NË PARAJSË

Në çdo fshat, në çdo lagje, në çdo pallat, dhe në çdo ndërmarrje, ka njerëz që vjedhin. Disa i kryejnë vjedhjet me...

NJË ZË NGA QIELLI

Këto ditët e para të shkollës, dëgjova një mësues që ankohej që i ngjirej zëri, se duke dashur të dëgjohej përmes maskës,...

Recent Comments